• |
ide | kryesore

Largim me SMS dhe prapaskena e motivit: Da Silva rebeli i padëshiruar nga Abilaliaj

Sport
Da Silva



“Faleminderit Viktor da Silva! Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me brazilianin. Mesfushori 28-vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre”. Një frazë standarde e përdorur për të gjithë daljet e padëshiruara dhe braziliani është i tillë, pavarësisht politesës së treguar nga klubi. Në fakt, politesa ishte vetëm në faqen zyrtare, sepse braziliani u hoq me një SMS.

Mes dëmtimeve e rebelimeve, determinant i sezonit të titullit humbi gradat dhe hierarkitë. Sidomos me fuqizimin e plotë të drejtorit Abilaliaj edhe në nivel zgjedhjesh formacioni, tani që është edhe trajner. Vlonjati nuk ka qenë asnjëherë veçanërisht i afeksionuar pas aftësive teknike e taktikë të brazilianit. E vetë Da Silva nuk ka bërë asgjë për ta ndryshuar këtë. Natyra rebele e tij që e përjashtoi nga skuadra për 3 ndeshje dhe dëmtimet e pësuara që e mbajtën jashtë për 6 javë, e kanë bërë të luajë në vetëm 6 ndeshje, edhe aty për 179’ me pikatore.

Lexo më tej: “Trajner më fal”: nga përjshtimi te ndjesa, rikthimi djalit plangprishës Victor Da Silva

Një gol dhe dy asist nuk janë një kontribut i pazëvendësueshëm. Për më tepër kur bëhet fjalë për një lojtar që shkon në skadencë në fund të majit dhe klubi nuk ka ndërmend t’i ofrojë rinovimin. Kështu, atëherë “Partizani dëshiron t’i shprehë mirënjohjen Viktor da Silvës për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe”, si shkruhet në komunikatën zyrtare të largimit të Da Silvës, që nga të kuqtë do të mbajë gjithnjë me vete titullin kampion të fituar me 13 gola të realizuar sezonin e kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *