• |
ide | kryesore

“Trajner më fal”: nga përjshtimi te ndjesa, rikthimi djalit plangprishës Victor Da Silva

-Instant, Sport, Video
Da Silva



Partizani fitoi 3-1 derbin me Dinamon me protagonist njeriun qw kishim harruar ta shihnim nw fushw. Nga xhevahiri teknik i ofensivës së Partizanit në rebelin e përjashtuar ishte një hap për Victor Da Silva, që rimori sërish skenën një muaj e pak nga thyerja e mardhënieve me teknikun Zoran Zekic.

Përplasja mes brazilianit të talentuar dhe kroatit të hekurt ndodhi pas sfidës me Valmieran në Letoni, në Conference League, kur Zekic kërkoi që lojtarët të bënin vrapime rresht fushës. Braziliani, që në atë ndeshje u aktivizua vetëm në minutën e 86 ndaj letonezve, e shpërfilli urdhërin, duke dalë jashtë skuadrës e madje fare pranë largimit nga klubi. Pozicionimi i drejtuesve të klubit krah trajnerit ishte një mesazh i qartë për Da Silva, që në këtë hark kohor pati mundësinë të bënte kthesën, duke bërë paqe me Zekic.

Ndjesa e lojtarit dhe korrektësia në sjellje kanë riintegruar brazilianin, që në derbin me Dinamon u hodh në fushë në fillimin e pjesës së dytë. Asist e gol për Da Silvan, që e bëri manovrën e Partizanit të paparashikueshme dhe për më tepër ktheu vertikalizimet që shumë herë gjetën në befasi mbrojtjen dinamovite. Aksioni në golin e Bintsouka që zhbllokoi ndeshjen ishte i gjithi në shpejtësi e kombinime perfekte, me një tast të lartë cilësie. Pastaj goli në minutën e 83 kurorëzoi një përfaqësim që evidentoi se Partizani kishte humbur ndeshje të tëra pa një kualitet që mund ti kishte dhënë më shumë nga sa mori, edhe në Europë. Ndërsa lojtari i dha vetes një telash të panevojshëm që rrezikoi të thyentë një marrdhënie që kishte nisur në mënyrë brilante…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *