• |
ide | kryesore

Ndodh në Brazil/ Gruaja i pret organin burrit pasi zbuloi se e kishte tradhtuar

Arkiva, Lapsi Leaks
burrit



Për t’u hakmarrë për një tradhti të supozuar, një braziliane 34-vjeçare preu penisin e burrit të saj në qytetin e Atibaia, 65 km larg nga Sao Paulo. Më pas gruaja e hodhi organin seksual në tualet dhe pasi u la me ujë, shkoi për të rrëfyer krimin në komisariatin më të afërt, ku më pas u arrestua.

“Mirëmbrëma, kam ardhur të dorëzohem sepse sapo i kam prerë penisin burrit”, – tha gruaja duke u paraqitur në komisariat së bashku me vëllain e saj, siç transkriptohet në raportin e policisë. Bashkëshorti 39-vjeçar është shtruar në spital. Gjendja e tij shëndetësore nuk u është bërë e ditur.

Gruaja tha se kishte zbuluar tradhtinë e tij me mbesën e saj 15-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e çiftit. Gruaja tha se ishte informuar se në ditëlindjen e saj, burri i saj e kishte tradhtuar me mbesën e saj, një adoleshente 15-vjeçare.

Në shenjë hakmarrjeje, ajo ka pohuar se gjatë marrëdhënies seksuale ka bindur bashkëshortin dhe ia ka lidhur duart me anë të brekëve. Më pas ajo ia preu penisin burrit me një brisk. E fotografoi organin me celular, më pas e hodhi në tualet dhe e shpëlau me qëllim që organi të mos përdorej më.

Vëllai i gruas, i cili jeton pranë rezidencës së çiftit, dëgjoi burrin duke bërtitur për ndihmë dhe e çoi atë në urgjencën e Cerejeiras për trajtim mjekësor. Gruaja është marrë në pyetje dhe është liruar pasi është paraqitur vullnetarisht në polici. Rasti është regjistruar në komisariatin e Atibaias si tentativë për vrasje. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *