• |
ide | kryesore

Zjarri në Lushnje, konfirmohen 42 persona në spital

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në një deklaratë për mediat nga vendi i ngjarjes në Lushnje, se 42 persona janë dërguar në spital, 8 prej të cilëve zjarrfikës dhe tre fëmijë.

Ai shtoi se po hapen me forcë të gjitha banesat, dhe se kanë mbetur edhe disa për t’u kontrolluar, për të parë nëse ka apo jo njerëz të bllokuar.

Deri më tani sipas tij nuk ka pasur persona të bllokuar në godinë, ndërsa ata që ndodhen në spital janë jashtë rrezikut për jetën.

“Nga 42 persona, 8 personel zjarrfikës dhe tre fëmijë. Dy fëmijë e kanë lënë spitalin, një është në observim. Nuk ka kode të rënda të kuqe, nuk rrezikon njeri jetën. Ka thjesht intoksikime nga tymi.

Nuk ka djegie. Janë krehur tre godina për të parë nëse ka akoma banorë. Nuk besoj se do të ketë pasoja për pacientët që janë në spital. Fëmijët dy ishin 14 vjeç, ai që është 8 vjeç që po mbahet nën observim. Nuk ka kode të vështira në këtë moment.

Janë kontrolluar tre godinat, dy anësore, tjetra është në gjysmë dhe brenda është personeli zjarrfikës. Po hapin çdo derë për të parë nëse ka ngelur njeri në këto ambiente. Por deri tani nuk rezulton asnjë. Ka akoma tym.”, tha Brataj.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *