• |
ide | kryesore

Zjarri në Lushnje/ Policia: Përfundon operacioni i evakuimit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Pas më shumë se katër orësh, policia ka njoftuar se ka përfunduar evakuimi i banorëve dhe qytetarëve nga qendra tregtare në Lushnje, e cila u përfshi nga flakët.

Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.

Në vendngjarje ishin Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika, Drejtues të tjerë të DVP Fier dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


2 Comments

  1. O JU QIFSHA RRACËN O RRACË MUTER NUK KISHIT DY MJETE PËR LARTËSI TË NDIHMONIT NJERZIT E GJORË POR ME SHKALLË DRURI QË TË THYENIN KOKËN.

  2. Kjo e ashtuquajtura “qender tregetare”, pse nuk kishte shkalle e dalje emergjence? Po sistem shuajtje te zjarrit a kishte.?
    Kush ja ka dhene lejen dhe kolaudimin kush ja ka bere?
    Shtet kriminal, vret njerrez ne cdo drejtim vetem per tu pasuruar disa pseudo investitore dhe disa zyrtare te korruptuar e te paafte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *