• |
ide | kryesore

Arabia Saudite ‘blen’ edhe Kakà e Terry: dy ish-kampionët imazh për Botërorin 2034

Sport
Terry


Mbeten edhe më shumë se 10 vjet nga Kupa e Botës 2034, por Arabia Saudite po punon shumë fort që tani. Pas Botërorit për Klube të fituar nga Manchester City i Guardiolës, dy yje nga e kaluara – Kakà dhe John Terry vizituan instalimet e Jeddah dhe stadiumin King Abdullah Sports City. Të dy ish-kampionët janë dëshmitarë të vendit për Botërorin e vitit 2034.

Braziliani Kaka është topi i artë me Milan në 2007, me të cilin bëri tripletë: Champions League, Superkupa Evropiane dhe Kupa e Botës për Klube. Një imazh i rëndësishëm për vendin sauditm ashtu si dhe ai i John Terry. Anglezi ka fituar 5 Premier League dhe një Champions League me Chelsea.

Lexo më tej: Arabia Saudite hap merkaton e arbitrave: pagesa të dyfishuara në krahasim me Europën

Kaka dhe Terry më pas u vunë në dispozicion të futbollistëve profesionistë dhe fëmijëve të akademisë së të rinjve. “Është e rëndësishme të ndjekësh ëndrrat e tua. Siç bëja si fëmijë kur isha në ekipin e të rinjve të San Paolos përpara se të mbërrija në Evropë – tha ish-lojtari kuqezi -. Futbolli në Arabi po evoluon vazhdimisht dhe po infekton me pasion gjeneratat e reja. Dhe kjo është vërtet e lezetshme.”

Terry nga ana e tij u shpreh: “Jam i lumtur që jam këtu në shërbim të FIFA-s. Kupa e Botës për Klube e konfirmoi veten si një turne i madh. Këtu gjeta infrastrukturë dhe fusha fantastike, në disa aspekte edhe më të mira se ato të Premier League”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *