• |
ide | kryesore

Kakà, motivi absurd përse u braktis nga gruaja: “E lashë sepse ishte shumë perfekt”

Sport
Kakà



Ricardo Kakà ishte një lojtar i madh e në karrierë ka veshur fanellat e Milan, Real Madrid e Sao Paulos. Një karrierë në të cilën ai fitoi gjithçka, duke arritur kulmin me kuqezinjtë. Braziliani tregoi gjithnjë se ishte një djalosh i sinqertë, i thjeshtë dhe shumë besimtar. Megjithatë, përsosmëria luajti një shaka mizore me të.

MARTESA ME CAROLINE CELICO

Kakà pati një martesë të gjatë 9-vjeçare me Caroline Celico. Nga lidhja e tyre lindën dy fëmijë. Një çift perfekt, që megjithatë më pas u nda me zgjedhjen e gruas. E tani, pas disa kohësh larg ish-futbollistit ajo ka dashur të tregojë arsyen e vërtetë që e shtyu të ndahej nga Kakà.

Lexo më tej: Arabia Saudite ‘blen’ edhe Kakà e Terry: dy ish-kampionët imazh për Botërorin 2034

“TEPËR PERFEKT”

Caroline Celico donte të tregonte për mediat braziliane arsyen e vërtetë që e shtyu të largohej nga Kaka: “Ai nuk më tradhtoi kurrë dhe më dha një familje të mrekullueshme. Unë kam vetëm kujtime të shkëlqyera për të. Por nuk isha e lumtur dhe ndjeva se diçka më mungonte. Më trajtonte shumë mirë, por ishte shumë i përsosur për mua”. Një lloj “Unë po të lë sepse të dua shumë” që ka bërë shumë njerëz të përfundojnë si miq, përfshirë të famshmin Kakà. Për brazilianin një dush i ftohtë që do t’ia bëjë akoma më të hidhur fundin martesës me gruan që ka dashur gjithmonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *