• |
ide | kryesore

Natalie Portman i jep fund martesës me balerinin

Paparazzi, Slider



Natalie Portman dhe Benjamin Millepied tashmë kanë finalizuar divorcin pasi u ndanë në heshtje pas tradhëtisë së tij.

Aktorja e  “Black Swan” në heshtje bëri kërkesë për divorc nga koreografi tetë muaj më parë dhe tashmë kanë përfunduar procedurat, konfirmoi përfaqësuesi i saj për People.

Portman paraqiti kërkesën në korrik dhe divorci u finalizua muajin e kaluar në Francë. Aktorja fituese e Oskarit dhe Millepied, 46 vjeç, ishin të martuar për 11 vjet.

Page Six dha lajmin në qershor 2023 se regjisori dyshohet se e tradhtoi Portmanin me një grua 25-vjeçare të quajtur Camille Étienne.

Dyshja, e cila u martua në vitin 2012, u nda për herë të parë në 2022, por ia dolën të përballonin problemet e tyre martesore, por martesa e tyre u trondit edhe një herë nga zbulimet se ai kishte një lidhje jashtëmartesore me aktivisten e re.

“Ata nuk janë ndarë dhe po përpiqen t’i zgjidhin gjërat. Beni po bën gjithçka që mundet për ta bërë Natalie që ta falë”, tha burimi në atë kohë. “Ai e do atë dhe familjen e tyre.”

Insajderi shtoi se Portman është “tepër private” dhe se fokusi i saj më i madh është “mbrojtja e fëmijëve”.

Aktorja e “May December” nxiti thashethemet e divorcit në janar 2024 kur intervista e saj me Wall Street Journal zbuloi se ajo jetonte në Francë me fëmijët e saj – por nuk përmendj Millepied.

Portman më pas i tha Vanity Fair në një intervistë të botuar në shkurt se spekulimet rreth martesës së saj kishin qenë të tmerrshme.

Është e tmerrshme dhe nuk kam dëshirë të kontribuoj në të”, tha ajo shkurt për revistën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *