• |
ide | kryesore

Justin dhe Hailey Bieber drejt divorcit? Flet miku i tyre i afërt

Paparazzi, Slider



Justin dhe Hailey Bieber nuk janë në proces divorci. Këtë zbuluan burime afër tyre për People, duke iu shtuar reagimit të Hailey para pak kohësh.

“Të dy janë shumë të lumtur. Nuk ka asnjë të vërtetë në lajmet e divorcit që po shpërndahen. Ata po ia dalin, këto lajme janë të kota”, u shprehën burime eksluzive për People.

Ky lajm vjen pas reagimit të ashpër të vetë Hailey-t në Instagram gjatë marsit. Pak javë më parë, modelja tha se gjithë thashethemet për martesën e saj janë të rreme, krijuar nga ata që duan të tallen me situata si kjo.

“Historitë dhe “artikujt e verbër” të vazhdueshëm që shoh në TikTok janë 100% fake. Vijnë nga toka e iluzioneve,” shkroi Hailey. “Kështu që unë e di se mund të jetë argëtuese të ushqehesh me këto histori, por ato janë gjithmonë të rreme.
Ajo më pas kërkoi falje që zhgënjeu këdo me të vërtetën duke shtuar: “Kështu që unë e di se mund të jetë argëtuese të ushqehesh me këto histori, por vetëm dije se ato janë gjithmonë false.“/Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *