• |
ide | kryesore

Justin dhe Hailey Bieber hedhin poshtë aludimet për ndarje

Paparazzi, Slider



Këngëtari dhe gruaja e tij, Hailey Bieber, morën pjesë në natën e hapjes ‘ të Coachella të premten dhe u panë duke u përkëdhelur gjatë performancës së Lana Del Rey.

Një fans ka postuar një video të Bieber-ve në rrjetet sociale dhe Justin shihet duke fërkuar kokën e Hailey-t para se ajo të kthehet nga ai, të buzëqeshëj. Kjo vjen pasi çifti i martuar është përfolur për probleme në lidhjen e tyre.

Fansat ishin të lumtur që i panë  së bashku dhe komentuan nën videon në TikTok. Një person shkroi: “Duke provuar përsëri. Ata e duan njëri-tjetrin thellësisht.” Një person tjetër shkroi: “Më bëjnë të besoj në dashuri”. Një person i tretë shtoi: “Ai është shumë i dashuruar”.

Një tjetër video u bë virale e Hailey-t duke ngushëlluar Justinin teksa ai shihet i strukur në të, me kapuçin e tij që mbulon fytyrën.

Këto pamje vijnë mes thashethemeve se çifti  po shkonte drejt divorcit. Gjithçka filloi kur babai i saj ndau një postim në Instagram Story, ku lutej  për modelen dhe këngëtarin.

Postimi fillimisht u postua nga Victor Marx dhe ishte një video e Justin duke luajtur n=ë kitarë dhe duke kënduar një këngë të krishterë të quajtur I Will Sing of Your Love Forever.

Victor ka shkruar videon: “Të krishterët, ju lutemi, kur mendoni për Justin & Hailey, merrni një moment për të bërë një lutje të vogël që ata të kenë mençuri, mbrojtje dhe t’i afroni më pranë Zotit”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *