• |
ide | kryesore

Hailey Bieber reagon ndaj thashethemeve rreth martesës me Justin

Paparazzi, Slider



Hailey Bieber ka kritikuar thashethemet që qarkullojnë rreth martesës së saj me Justin Bieber pasi babai i saj Stephen Baldwin javën e kaluar ngjalli shqetësim për lidhjen e çiftit.

Hailey dhe Justin, të cilët u martuan në vitin 2018, ndezën thashethemet këtë javë në TikTok, ndërsa fansat publikonin “artikuj të verbër” për çiftin. Një artikull i verbër është një term i përdorur për  thashetheme që bëhen virale në rrjetet  sociale, por nuk ka asnjë emër të famshëm ose prova konkrete të bashkangjitur.

“Historitë dhe “artikujt e verbër” të vazhdueshëm që shoh në TikTok janë 100% fake. Vijnë nga toka e iluzioneve,” shkroi Hailey. “Kështu që unë e di se mund të jetë argëtuese të ushqehesh me këto histori, por ato janë gjithmonë të rreme ,” shtoi ajo.

Hailey  mbylli gjithashtu aludimet rreth martesës së saj me urimin e ditëlindjes për Justin pasi babai i saj u kërkoi fansave të luten për ta. Aktori i “Usual Suspects”, ndau një postim nga Victor Marx, themeluesi i All Things Possible Ministries, ku shfaqej një video e Justin duke luajtur kitarë dhe duke kënduar  “I Could Sing of Your Love Forever”.

“Ju lutemi kur mendoni për Justinin dhe Hailey-n, merrni një moment për të bërë një lutje të vogël që ata të kenë mençuri, mbrojtje dhe t’i afrohen Zoti,”.

Ka sfida të veçanta me të cilat përballen njerëzit në pozicione me shikueshmëri të lartë dhe gjithashtu armiku nuk dëshiron që ata t’i afrohen Jezusit,” pohoi ai në mbishkrim. “Kështu që shpesh, pavarësisht nga gjërat materiale apo vlerësimet, ata shpesh përballen me një luftë shpirtërore që është intensive dhe kërkon të mbys  besimin, martesën dhe jetën e tyre në përgjithësi. Pra faleminderit.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *