• |
ide | kryesore

Akuzohet për sulm dhe dhunë, arrestohet motra e Hailey Bieber

Paparazzi, Slider



Motra e Hailey Bieber, Alaia Baldwin Aronow, është arrestuar të shtunën e kaluar, për shkak të një incidenti që ndodhi në një club në Georgia.

Baristja Haleigh Cauley u shpreh se Alaia donte të përdorte tualetin, pasi kishte nevojë të ndërronte tamponin dhe hyri me zor.

“Disa minuta më vonë, kur znj. Cauley tentoi të hynte në tualet, Alaia hoqi tamponin dhe ia hodhi asaj. Ky ishte momenti kur truprojat e sigurisë ndërhynë dhe e nxorën vajzën jashtë club-it”, shkruhej në deklaratën e policisë, siguruar nga Page Six.

Sipas pamjeve të kamerës së sigurisë, Cauley kërcen pas, kur Alaia i hedh tamponin.

Më pas, shihet se motra e Hailey-t u bën rezistencë edhe rojeve të sigurisë, duke e tërhequr njërin nga flokët dhe goditur tjetrin në organet gjenitale.

Nga ana tjetër, Alaia ka bërë një tjetër deklaratë, duke thënë se e larguan me forcë nga club-i dhe mohoi të kishte hyrë me dhunë në tualetin e punonjësve. Fillimisht, ajo mohoi të kishte hedhur tamponin drejt baristes, por më pas pranoi se po, e kishte bërë, duke shtuar se e bëri për “vetëmbrojtje”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *