• |
ide | kryesore

Donald Trump: Nuk e kërkova unë rolin në ‘Home Alone 2’

Paparazzi, Slider



Donald Trump ka mohuar pretendimet e bëra nga regjisori Chris Columbus se ai kërkoi të luante në filmin “Home Alone 2″.

Ish-presidenti amerikan tha në platformën e tij të mediave sociale, se ekipi i prodhimit të filmit i ishte lutur  që të bënte një paraqitje të shkurtër.

“Ata morën me qira hotelin Plaza në Nju Jork, të cilin unë e zotëroja në atë kohë. Isha shumë i zënë dhe nuk doja ta bëja. Ishin shumë të këndshëm, por mbi të gjitha këmbëngulës. Unë rashë dakord, dhe pjesa tjetër është histori! Njerëzit më tregojnë sa herë që transmetohet”, tha ai.

Reagimi i tij vjen pasi, Columbus në një intervistë për Business Insider  zbuloi se pjesëmarrja e tij  ishte një kusht për të qenë në gjendje të filmonte brenda hotelit Plaza, mbi tarifën e zakonshme. Por nga ana tjetë Donald deklaroi se ai i kishte dhënë një shtysë të konsiderueshme filmit.

“Kjo shfaqje ndihmoi që filmi të ishte i suksesshëm, por nëse ata e nuk më donin, pse më futën dhe më mbajtën atje për më shumë se 30 vjet? Sepse isha dhe jam akoma i shkëlqyeshëm për filmin, prandaj! ”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *