• |
ide | kryesore

Video/ Projektimi virtual i gënjeshtërt? Plasin polemikat për golin e Rabiot

Sport
Rabiot



Goli i Adrien Rabiot në Juventus-Roma po shkakton jo pak debat në rrjetet sociale. Interpretimi i pozicionit jashtë loje gjysmë automatike duket të jetë ndryshe nga imazhet reale. Francezi, në fillimin e pjesës së dytë, vendosi ndeshjen, duke lejuar Max Allegri, të mbërrojë dy pikë nga Inter.

Juventus fitoi ndeshjen mes “të shëmtuarave” të kampionatit siç luajnë ato zakonisht. E trajneri i Juventus bëhet kështu ai me më shumë fitore 1-0 në historinë e futbollit italian (kaloi Carlo Ancelotti). Nëse ndeshjen e vendosir ‘kali i çmendur’ Rabiot, për tifozët e Juventus është kulmi i gëzimit. E në stadiumin Allianz të Torinos viti i ri nisi në mënyrën më të mirë të mundshme.

MISTERI I GOLIT TË RABIOT

Por në rrjetet sociale goli i francezit iu nënshtrua lupës së tifozëve kundërshtarë, të cilët gjetën probleme në pamjet e shfaqura nga pozicioni jashtë loje gjysmë automatike, që vërtetoi golin që i dha bardhezinjve avantazhin.

Sipas një rindërtimi të imazheve që po bëhen të njohura në mediat sociale, dallohet një mospërputhje mes imazhit të pozicionit jashtë loje gjysmë automatike dhe asaj të imazheve televizive. Në të parën, në fakt, Rabiot e ka këmbën të përkulur ndërsa në kuadrin e fushës e ka të shtrirë.

Lexo më tejRrëzoi Romën me një gol, Rabiot: “E kishim parë Inter… tani besojmë më shumë te titulli”

Ndaj shpërtheu polemika në mediat sociale për shkak të një gabimi, sipas tyre të llogaritur nga ana e VAR, duke qenë se me këmbën e shtrirë Rabiot do të ishte jashtë loje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *