• |
ide | kryesore

“Në vitin 2016 City ofroì 100 milionë për mua”: Bonucci tregon si Juventus refuzoi ofertën e Guardiolës

Sport
Bonucci



Leonardo Bonucci ka dhënë një intervistë për The Sun duke zbuluar ndër të tjera prapaskenën e negociatave të vjetra. Tetë vjet më parë, qendërmbrojtësi atëherë i Juventus kishte mundësinë të luante në Premier League nën urdhërat e Pep Guardiolës. Në vitin 2016, negociatat mes Juventus e Manchester City gati u finalizuan për ta transferuar në Angli.

Mbrojtësi në lidhje me atë situatë tha: “Në vitin 2016, Manchester City dhe unë ishim afër. Ata i ofruan pothuajse 100 milionë Juventus, por së bashku me klubin vendosëm të vazhdojmë. Ka pasur edhe takime në vitin 2017, pasi Juventus më kishte nxjerrë në shitje. Në fund gjërat duhej të shkonin në këtë mënyrë”.

Lexo më tejBonucci akuza kundër teknikut Allegri, pa e përmendur me emër: “U largova dy herë nga Juve për fajin e një njeriu”

Në vend të Bonucci, në verën e vitit 2016, Guardiola shkoi të merrte Stones nga Everton. Ish-lojtari i Juventus i bëri elozhe mbrojtësit anglez, të cilin e takonte shpesh në fushë me kombëtaren.

Bonucci pastaj dha opinionin e tij edhe për teknikun Guardiol, pa i kursyer lëvdatat: “Të stërvitesha nga Guardiola do të kishte qenë një rezultat i mrekullueshëm sepse do të më kishte përmirësuar. Por nuk mund të ankohem sepse kam fituar shumë trofe, çmime individuale dhe Europiane”.

Në këtë pikë është mëse normale të pyesësh, përse mbeti te Juventus pavarësisht interesimit të Citizens: “Unë gjithmonë e kam lënë veten të udhëhiqem nga zemra ime. Prandaj kam qëndruar te Juventus”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *