• |
ide | kryesore

Bonucci akuza kundër teknikut Allegri, pa e përmendur me emër: “U largova dy herë nga Juve për fajin e një njeriu”

-Instant, Sport
Bonucci



Zemërim, por edhe emocione. Dëshirë për hakmarrje e pak nostalgji. Leonardo Bonucci rrëfen ekskluzivisht për Sportmediaset, largimin e dytë nga Juventus. Në intervistën e gjatë, ai nuk përmend asnjëherë Massimiliano Allegri, të cilësuar thjesht si “trajneri”. Deklaratat e para janë përgjigje, sqarime, ndaj historisë bardhezi. “Vendosa, pas vuajtjeve të mëdha, të marr rrugën e gjyqit ndaj Juventus. Kam lexuar dhe dëgjuar gjëra të pavërteta të thëna nga klubi dhe trajneri”, tha Bonucci.

“Është false që në tetor jam vënë në dijeni për projektet e ardhshme që më përjashtonin nga Juventus. Në fakt, ishte pikërisht në tetor që pata mundësinë të vazhdoja me një rinovim. Ne shkuam përpara së bashku sepse klubi e kishte kuptuar rëndësinë për të më patur në dhomat e zhveshjes. Pastaj dëgjova fjalët e trajnerit sipas të cilit koncepti i lamtumirës në fund të sezonit ishte përsëritur nga ai dhe klubi në shkurt. Edhe kjo nuk është e vërtetë. Trajneri më thirri vetëm në fund të marsit në zyrën e tij, para ndeshjes kundër Freiburg në Europa League, për të më thënë se ishte e përshtatshme të mendoja – sipas tij – karrierën time si trajner, duke lënë futbollin. Unë i thashë se e respektoja atë opinion, por që nuk doja të ndalesha deri në Kampionatin Evropian 2024”.

“U LARGOVA DY HERË NGA JUVE PËR FAJIN E NJË NJERIU”

“Pas dy javësh që nuk jam më i Juventus, është shumë e vështirë të mendoj për periudhën e fundit. Më pëlqen të mendoj për Juventusin ku kam qenë pjesë, atë që fitoi. Juventusin e vërtetë, atë që në këto dy vite të fundit nuk u pa kurrë. Unë nuk kam asgjë kundër klubit. Juventus janë tifozët, ekipi, ish-shokët e mi të skuadrës. Po e ndjek këtë çështje sepse njerëzit që duhej të më lejonin ta përfundoja karrierën time te Juventus në mënyrë të respektueshme dhe dinjitoze, nuk e bënë këtë. Është hera e dytë që e kam gjetur veten të detyruar të largohem nga Juventus, në të dyja rastet për shkak të pozicionit të marrë nga një individ, i cili nuk jam unë…”.

Lexo më tej: Dëme të natyrës profesionale e të imazhit: Bonucci hap çështje kundër Juventus

“Ajo që është e qartë për të gjithë është se nuk kam patur kurrë një marrëdhënie sic do të doja me trajnerin – vazhdoi Bonucci -. Jo vetëm për fajin tim sepse kam karakterin tim dhe shumë shpesh jam pozicionuar për të mirën e skuadrës dhe shokëve të mi. U krijua kështu një qark i shkurtër që nuk më lejoi ta mbyllja karrierën si do të doja. Pirlo më bëri të buzëqeshja, pasi më tha se ndoshta mund të më ndodhte si atij: të vazhdoja të fitoja diku tjetër pasi të thonë se ke mbaruar (Pirlo u largua nga Milani i Allegri në verën e 2011 sepse trajneri nuk besonte te ai. red.). Kam folur edhe me Chiellini, me të cilin kam një marrëdhënie vëllazërore dhe gjithashtu Buffon që donte të dëgjonte të vërtetën time, ndryshe nga ajo që shkruanin gazetat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *