• |
ide | kryesore

Ndodh mrekullia/ I drejtohet αrma një pastori në kishë, por ajo nuk shkrep

Arkiva, Lajme, Të fundit
kishë



Një pastor amerikan në një kishë në qytetin e North Braddock në Pennsylvania tha se duhet të kishte ndodhur një mrekulli që askush nuk u lëndua, pasi një burrë i drejtoi pistoletën gjatë meshës, por ajo u bllokua. Momenti është fiksuar në nga një kamera që transmetonte meshën drejtpërdrejtë. Pastori Glenn Germany tha se ishte mirënjohës ndaj Zotit që ishte ende gjallë.

“Ai tërhoqi këmbëzën dhe ndodhi një mrekulli e Zotit që arma u bllokua. Ai plumb kishte një emër mbi të” – tha Germany për emisionin “Good Morning America” të ABC. I dyshuari, Bernard Junior Polite, 26 vjeç, u arrestua më vonë pasi një anëtar i kongregacionit e goditi atë në tokë.

Pastori tha se e kishte vënë re të dyshuarin të hynte në kishë dhe madje i kishte buzëqeshur para se të nxirrte armën. “Fillova të predikoj dhe krejt papritur, nga ana ime e majtë, e pashë të lëvizte nga mbrapa në pjesën e përparme të kishës, dhe ai u vendos në këndin e përparmë të kishës dhe më buzëqeshi” – tha pastori.

“Papritur, pashë një armë që drejtohej drejt meje. Në atë pikë, gjithçka që mund të përpiqesha të bëja isha të mbrohesha” – tha ai. Kur arma nuk shkrepi, pjesëmarrësit në kishë e bllokuan personin derisa mbërriti policia. Ai thuhet se u tha oficerëve pas arrestimit se ishte “Zoti që i tha ta bënte atë”. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. PR dhe ne kishe s’kisha pare ndonjehere! Keq puna per klikime dhe kisha shfaq live mrekulline e nje vrasje qe s’ndodh dhe ja ku u mblodhen fondet! Pastori do e fali jevgun qe nuk i shkrepi palltakja e do lirohet mavriu se e ka ligj USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *