• |
ide | kryesore

Chiara Ferragni rikthehet në rrjetet sociale pas skandalit

Paparazzi, Slider



Chiara Ferrgani është rikthyer së fundmi në rrjete sociale. Pas skandalit me shitjen e Panetoneve , influencuesja ka publikuar sot një mesazh për ndjekësit e saj.

”Unë do të doja të them një gjë. Dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që më kanë qëndruar pranë ditëve të fundit dhe kanë pasur një fjalë të mirë për të më ngushëlluar.

Falënderoj të gjithë ata njerëz që dërguan një mesazh apo një mesazh direkt, që më pyetën si isha, që më inkurajuan të kthehem në rrjetet sociale. Faleminderit atyre që janë aty, atyre që dëgjojnë, atyre që nuk duan të minojnë por të ndihmojnë.

Për ata që shprehën mendimin e tyre, qoftë edhe negativ, me një ton të qetë dhe konstruktiv, sepse në jetë ka gjithmonë kohë për të diskutuar, reflektuar dhe filluar përsëri. Njerëzit që ju duan vërtet mund të shihen në kohë nevoje, dhe unë ju kam parë, lexuar dhe dëgjuar. Faleminderit shumë”, shkroi ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *