• |
ide | kryesore

Kulisat /Si po luan Rama për një pasardhës të Belerit të pëlqyer nga Athina

Arkiva, Kryesore, Lajme
tavo beleri rama


Duket se Edi Rama është futur në negociata të ethshme edhe për të përmirësuar marrëdhëniet me Athinën pa nxjerrë nga burgu Fredi Belerin.

Po t’u besosh informacioneve që kanë “rrjedhur” në mediat greke, e që me shumë gjasë burimin e kanë në Tiranë, vëren se kryeministri po kërkon një kandidat zëvendësues për Bashkinë e Himarës derisa të mbyllet procesi i kryebashkiakut të burgosur.

E përditshmja greke “Kathimerini”, pretendon se këtë rol kryeministri ka kërkuar që ta luajë ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo.

Në fakt, gjithçka nisi nga një vendim i inspiruar politikisht i Gjykatës së Posaçme në Tiranë, e cila pasi nuk e lejoi Berelin të merrte leje për t’u betuar dhe shkoi përtej çështjes që i ishte dhënë për zgjidhje, duke konkluduar se Jorgo Goro nuk kishte më legjitimitet që të mbante mandatin.

LEXO ME TEJ:

Mediat greke: Çfarë treguan masat e policisë në shoqërimin e Belerit 

Menjëherë pas këtij vendimi, njësoj sikur të ishte frymëzuesi apo urdhëruesi i tij, kryeministri shqiptar bëri një reagim në X (Twitter) ku e përshëndeste vendimin e drejtësisë. “Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarë” – shkroi Rama në 21 dhjetor.

Kjo deklaratë duket sikur u prit mirë edhe nga Athina diplomatike.

“Në të vërtetë, ka pasur një hap pozitiv nga ana e kryeministrit shqiptar, i cili në parim pranoi që kemi një kryetar të ri dhe ish-kryetari Goro duhet të largohet patjetër. Më pas do të vlerësojmë nëse veprimet e radhës janë të përputhshme me ato që kemi vënë si kusht”, tha gjatë një interviste televizive ministri i jashtëm, Gerapetritis.

Duke komentuar postimin e kryeministrit të Shqipërisë në rrjetet sociale, Gerapetritis theksoi se “për herë të parë Edi Rama pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe e quajti shprehimisht Fredi Belerin si kryetar të zgjedhur”.

Ai shtoi se “kryeministri shqiptar madje pranoi që ish-kryetari i bashkisë nuk mund të mbajë detyrën dhe nënvizoi: “Për momentin ajo që duhet bërë është zëvendësimi i menjëhershëm i ushtruesit të detyrës, zotit Goro”.

Greqia e kënaqur me lëvizjen e Tiranës: Hap pozitiv, Rama pranoi Belerin si kryetar të zgjedhur të Himarës 

Dukej sikur gjithçka ishte e rakorduar që Goro të hiqej qafe dhe Rama të ofronte një zgjidhje të ndërmjetme, për të fituar një paqe të përkohshme. Nisur nga kjo në shtyp u hapën lajme se Goro kishte dhënë dorëheqjen dhe se tashmë po kërkohej pasardhësi i tij. I vetmi që e kapi këtë lojë ishte kryetari i zgjedhur i Himarës që gjendej në burg. Fredi Beleri vendosi vijat e kuqe për këtë zëvendësim.

“Kushdo që merr detyrën e kryetarit të përkohshëm deri në lirimin dhe inaugurimin tim, duhet të jetë një nga këshilltarët bashkiakë me të cilin fituam zgjedhjet komunale të majit 2023. Ai nuk mund të jetë pa lidhje me votën e popullit të Himarës, kundër zgjedhjeve të fundit bashkiake dhe nuk mund të jetë nga një zonë tjetër jashtë komunës së Himarës. Kështu thonë “praktikat më të mira evropiane” – shkroi në një status Beleri.

Dorëheqja e Goros në Himarë/ Beleri: Mos zëvëndësohet me një njeri pa lidhje me Himarën! 

Ndërkohë që Edi Rama kishte siguruar dritën jeshile nga GJKKO dhe kur dukej sikur Athina nuk ishte 100% kundër, ai kishte filluar përçapjet për gjetejen e kandidatit të mundshëm.

Sipas Kathimerini, në prag të Krishtlindjes i pari është testuar, ish-ministri dhe ish-deputeti i Dropullit për shumë vite, Vangjel Tavo, një anëtar i shquar i minoritetit grek dhe mjek privat sot. Rama, ndonëse marrëdhëniet mes të dyve ishin acaruar pasi Tavo ishte larguar nga Partia Socialiste, e mori në telefon atë dhe i kërkoi të takoheshin për “një kafe” në Tiranë. Tavo e pranoi ftesën. “Kathimerini” raporton se Rama i ka kërkuar të marrë përsipër rolin e kryebashkiakut të përkohshëm gjashtëmujor të Himarës. Siç raportojnë kolegët e Tavos, Rama i ka shpjeguar se gjatë kohës që do të jetë kryetar bashkie do të përfundojë gjyqi dhe nëse Beleri shpallet i pafajshëm do të marrë postin e kryetarit, në të kundërt do të shpallen zgjedhjet e reja në Bashkinë e Himarës.

Tavo nuk e ka refuzuar propozimin e Ramës dhe thuhet se i ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të ndihmonte në zbutjen e situatës. Megjithatë, ai ia bëri të qartë Ramës se do ta pranonte vetëm në rast se do të pranohej nga pala greke, ndërsa theksoi se nuk do të nënshkruajë asnjë vendim apo dokument që mund të ketë lidhje me pronat e grekët e Himarës.

Media greke: Dera e BE do të jetë e mbyllur për Shqipërinë sa kohë që Beleri nuk betohet 

E përditshmja greke ka shumë detaje nga biseda mes Ramës dhe ish-deputetit Tavo, aq sa duket se qëllimi i bisedës së zhvilluar ka qenë që ajo të publikohet. Dhe nga sa komenton Kathimerini dallohet dukshëm se Rama ka qenë i gatshëm të ofrojë një njeri që është edhe minoritar është edhe i tiji, në këmbim të djegjes së Belerit. Po ashtu ka zëra se kandidatura të ngjashme me atë të Vangjel Tavos gjenden në zyrën e kryeministrit i cili duket se po piloton të gjitha detajet e opeacionit të nisur nga policia në mes të majit të vitit të shkuar.

©Lapsi.al


10 Comments

  1. Himara Autonome
    Ka ikur koha e te derguarve te sekretareve te partis nga shtet pushtet
    Esht mod e vjeter
    Ne me i humburi i Himates dhe i krahines es saj
    Esht sa me i zgjur dhe i dergurve te sekretareve te partis nga rregjomentet e sigurimit te hakditeve dhe mashtrusve te politikes se Shqiperis ne krahine te Himares
    Tavu esht i mire per ne diropull dhe jo per te drejtur Himaren
    Ska kspacitet
    Greqia te mos pranoje asnje bedel teRrames ne Himare
    Ne Himare te zgjidhet svendesi i ZBelerit we mer pjese ne kshillin basjkjak te Himares
    Me shume rrespekt dhe vendosmeri
    Himara duhet te demostroje dhe te mos bjere ne madhtriet e qeveris se shqiperis

    1. Nga Rama nuk se pritet të sillet në korniza kushtetuese dhe për këtë problem. Problemi është Greqia si mund t’a pranojë!! S’mundet të pranojë një që është më e paligjshme se e para sepse do tregohen njësoj si Rama. Pra nuk duhet që për Belerin të kërkojë të zbatohet ligji dhe për opsionin tjetër e pranon e se është shumë më i paligjshëm se sa ajo e Belerit!!
      Si do qoftë punë gazete është e që mund të jetë diçka e sajuar.

  2. Pasi u shfaq tek ballkoni I shtëpisë, si Sudja në ditët e fundit të saj, kur lajmëroi kreditorët se nuk ka më lek, Berisha i shpjegoi sot çetës së tij para pallatit , se këto dy vite që ka sulmuar SPAK, nuk e ka bërë për interesa të familjes së tij, por për shkak se SPAK po I sulmonte kryetarin e Bashkisë së Hasit.

    Që të jemi të qartë, Hasi është e vetmja bashki që ka fituar Berisha më 14 Maj me merita të tij.

    1. Pasi shkerdheu motren ,Mamin dhe grune tate doli ke ballkoni o rilindas i motershkerdhyer e gruqire e mamikarlepirese,i qite zgjedhjet jo i fituat o patronazhist gore.

      1. I kërkoi Rama të drejtojë Himarën? Tavo: S’ka asgjë të vërtetë në lajmet greke! Nuk angazhohem më në politikë,lapsexhinjte e lapsit dhe nje here tjeter dolen bllof,si gjithmone kur do te besh lajm per interesa te ngushta dhe nuk perdor minimumi dy burime,por ben lajme me porosi nga para te pista,ti shqipKari i ores 11:44 qe per salihun fal dite nga jeta jote,shkerdhen me urdher te salihut mamin motrat vajzen per te shtuar rracen e qelbur malok cecene qe pastaj keto kopila qe do lindin ti perdor familja e shkelzenit e argites per vota,se salihu dobici i kopilit karaxhic shkoje me te shumtit ne nje bote ku do e mbuloje ferri.

  3. Ai është në rrezik, po përgatiten kushte për ta arratisur atë. Por jo arratisje, por që e grabiti e zhduku dhe e ka marrë peng dhe nuk dihet ku e ka çuar Edi Rama. 500 mijë euro janë vënë në dispozicion të këtij plani.

  4. Pamja e Berishës dje ne ballkon me flamuj dhe duke mbajtur fjalim, më kujtojë Lad Marksistin. Ndërsa çeta Haxhiqamiliste poshtë pallatit që thërrisnin: O Sali, O hero gjithë Shqipëria ty të do!

    Më ngjasonte me pensionistët e Frontit Demokratik, të rinjtë e grupit brainwash të PD me kryetarin Mustafa dhe të tjerë që nuk bëheshin më shumë se 100 vetë dukeshin si vullnetarët e Enverit në 1991.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *