• |
ide | kryesore

Greqia e kënaqur me lëvizjen e Tiranës: Hap pozitiv, Rama pranoi Belerin si kryetar të zgjedhur të Himarës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë për rastin e Fredi Belerit. Në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT, Gerapetritis tha se është hap pozitiv fakti që kryeministri Edi Rama pranoi Fredi Belerin si kryetar të zgjedhur të bashkisë së Himarës.

“Në të vërtetë, ka pasur një hap pozitiv nga ana e kryeministrit shqiptar, i cili në parim pranoi që kemi një kryetar të ri dhe ish-kryetari Goro duhet të largohet patjetër. Më pas do të vlerësojmë nëse veprimet e radhës janë të përputhshme me ato që kemi vënë si kusht”, tha Gerapetritis.

Duke komentuar postimin e kryeministrit të Shqipërisë në rrjetet sociale, Gerapetritis theksoi se “për herë të parë Edi Rama pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe e quajti shprehimisht Fredi Belerin si kryetar të zgjedhur”.

Ai shtoi se “kryeministri shqiptar madje pranoi që ish-kryetari i bashkisë nuk mund të mbajë detyrën dhe nënvizoi: “Për momentin ajo që duhet bërë është zëvendësimi i menjëhershëm i ushtruesit të detyrës, zotit Goro”.

Duke iu referuar vendimit të gjykatës shqiptare për korrupsionin dhe krimin e organizuar, ai vuri në dukje se ka marrë disa konsiderata, duke përfshirë se Fredi Beleri është kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dhe se për momentin mbajtja në paraburgim të përkohshëm e pengon të bëjë betimin dhe të marrë detyrën dhe se ish-kryetari Goro nuk mund të shërbejë si kryetar bashkie.



6 Comments

  1. Armiku i popullit
    Rrrndesi ka rrezultati qe do te pasoje shpresedhnjen e per krietar te badhkis ku mandayohet zBeleri
    Esht nje zhvillim plot me supriza dhe te pa pritursa
    Deshiroj qe kimoment bashkebizetim te beheyt nje rreslitet icili do te hapie rrugen eshwiperis drejt europianizimit dhe prodporitetit demokratiknga ana e rrilinfjes sosjalisteshqipetare
    Greqia esht dashamirese e popullit sjqipetar Ajo historikisht ka qene mbeshtetesja me e madhe e popullit shqipetar
    Vleresimet historikeduhet te behen rreale simbas fakteve
    Dhe jo simbas demagogjis ekstreme te cilat i kane kudhtur shtrenjt wofte popullit shwipetar wofte popullit grek
    Rrafshimi i konceptit ekstremdemton te di palet
    Rruga e badhkepunimit ne baze te drejtave te lirove demokratike Evropjane esht rruga me e mire
    Ku di popujt te jetone ne dashuri errespekt rreciprok nga te di palet

  2. E moret vesht se kush e paska denuar Belerin, ky, qe deri dje theshte eshte problem i drejtesise,A i besohet ketij bastafd kryeminister pushteti kur i ka futur hundet ne cdo institucion.Me ket vertetoi, vulosi se drejtasine ,eshte ky, qe jane ata, ata bejne cthote ky hipokrit. Le ta marre vesht Amerika se cdrejtesi ka ndihmuar e ku i ka dale, ne i pelqe keshtu sic po veprojne keto organe tinezaresh, me mire te mos i kemi, dhe Amerika te mos kerkoi luften kunder korrupsionit e krimit, sepse qeveria e kryeministri yne eshte ne krye te tyre.Ne prape themi,,,,,,RROFTE AMERIKA,,,ama jo me kete demokraci qe na ka lene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *