• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona përmbys 2-1 Las Palmas me një penallti në minutën e 93′: Bilbao i katërti bashkë me Atletico

F1, Sport, Video
Las Palmas


Raundi i mesjavës së La Liga përfundon në një mënyrë dramatike. Falë penalltisë së Gündoğan në minutën e 93′, Barcelona mundi Las Palmas 2-1 dhe rimori vendin e tretë, duke mbetur -7 pas Real Madrid e Girona. Goli në minutën e 12′ i ish-blaugranas Munir El Haddadi ishte i kotë. Ferrán Torres (55′) barazoi, para penalltisë në shtesë që përmbysi gjithçka. Në vendin e katërt së bashku me Atletico Madrid është tani edhe Bilbao. Baskët fituan 2-0 në Sevilje me Vesga dhe Paredes. Osasuna mposhti Almerian 1-0.

Nis në mënyrë rokamboleske por fitues viti 2024 i Barcelonës, që fitoi 2-1 në shtëpinë e Las Palmas. Gjërat u komplikuan për skuadrën e teknikut Xavi, që në minutën e 11′ u detyrua të hiqte dorë, për shkak të dëmtimi, nga Cancelo. Përfituan të sapongjiturit në La Liga që kaluan në epërsi. Krosimi i Ramirez nga e djathta u shfrytëzua nga Munir El Haddadi, i rritur në ekipin e të rinjve të katalanasve. Las Palmas mund të dyfishonte në minutën e 28′. Tentativa e Muñoz në hyrje të zonës gjeti reagimin e portierit mik, më pas provoi Ramirez, që goditi shtyllën i ndihmuar edhe nga devijimi i Koundé.

Në pjesën e dytë, megjithatë, Barcelona barazoi, ndonëse me fat. Një përplasje topi favorizoi Ferran Torres, që shënoi golin e 1-1. Xavi u përpoq ta fitojë ndeshjen duke futur Yamal, Joao Felix dhe Roque. Por ndeshja u vendos në minutën e 93′ me një episod të jashtëzakonshëm. Valles priti konkluzionin e Joao Felix, Gündoğan ishte gati të depozitonte topin në rrjetë shtëpi, por u shty nga Sinkgraven. Karton i kuq për lojtarin e Las Palmas dhe penallti. Nga pika e bardhë, ish-lojtari i City nuk gaboi dhe shpëtoi Xavin. Në fund, Roque kishte dy mundësi për të bërë tris, por rezultati nuk ndryshoi. Barcelona ngjitet në kuotën e 41 pikëve. Katalanasit arrijnë të mos humbasin terren ndaj Girona dhe Real, ende në +7, dhe shkëputen nga Atletico e Bilbao, në – 3.

LaLiga Spain

Osasuna 1-0 Almeria
Sevilla 0-2 Athletic Club
Las Palmas 1-2 Barcelona


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *