• |
ide | kryesore

Në fushë me klavikul të thyer për të fituar Botërorin me Gjermaninë: kush ishte Franz Beckenbauer

Sport
beckenbauer


Lojtari, trajneri, presidenti, Franz Beckenbauer përjetoi një karrierë fituese pavarësisht nga roli i luajtur. Kampioni gjerman u shua në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje që e kishte detyruar të shtrohej në spital ditët e fundit. Fituesi i titullit botëror si kapiten në 1974 dhe si trajner në vitin 1990, Beckenbauer ishte një shtyllë e Bayern Munich, pjesë e të cilit ishte për dekada.

Sidoqoftë, imazhi i pashlyeshëm në mendjen e tifozëve është ai i gjysëmfinales së Botërorit në stadiumin Azteca në Meksikë në 1970, kur ai refuzoi të zëvendësohej dhe qendroi në fushë me një klavikul të thyer. Është e vështirë të harrohet sesi ai udhëhoqi skuadrën gjermane të 74-ës drejt lavdisë kundër ” Clockëork Orange” të Johan Cruyff. Si lojtar shpiku pozicionin e liberos dhe askush nuk e luajti atë rol më mirë se ai. Beckenbauer ishte qendra rreth së cilës gjithçka funksiononte në ekipin e tij të futbollit dhe kishte kuptim. Askush nuk e konteston se ka qenë një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë dhe nuk është çudi që përbën listën speciale të pesë lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. “Kaizeri”

KARRIERA

Si lojtar ai ishte kampion bote në 1974 dhe si trajner fitoi Kupën e Botës në vitin 1990. Një arritje e arritur nga vetëm dy të tjerë në histori, Mario Zagallo (i ndarë nga jeta dy ditë më parë) dhe Didier Deschamps. Ai ishte ndër protagonistët e ndeshjes legjendare Itali-Gjermani në Meksikë ’70 dhe një simbol i futbollit botëror për më shumë se një dekadë: nga fundi i viteve 1960 dhe mesi i viteve 1970. Atij iu dha Topi i Artë në vitin 1972 dhe 1976. I konsideruar nga shumë si mbrojtësi më i fortë në botë, në aspektin futbollistik ai lindi si mesfushor qendre dhe më pas u shndërrua në një libero, nga i cili personaliteti i tij i dha pseudonimin “Kaiser”.

Lexo më tejFutbolli humbi Kaizerin e tij: Franz Beckenbauer ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare

Ish-kapiteni i kombëtares së Gjermanisë Perëndimore në vitet 1970, trajner i Mannschaft nga 1984 deri në 1990 dhe ish-trajneri i Bayern Munich në vitet 1990, Franz Beckenbauer përfundoi karrierën e tij si futbollist me Cosmos në vitin 83′. Organizator i Kupës së Botës në Gjermani në vitin 2006, nga viti 1994 deri në vitin 2009 ai ishte president i Bayern, e më pas president nderi dhe ikonë e publicitetit.

FATI

Djali i dytë i një punonjësi postar gjerman, i cili u rrit në kushte modeste në Zugspitzstrasse 6 në lagjen e klasës punëtore të Giesing, në Mynih, Beckenbauer i pëlqente të shpjegonte se “suksesi varet edhe nga fati”. Por “mbi të gjitha duhet punë e vështirë dhe e vazhdueshme. Fatin duhet ta fitosh”. Vitet e fundit Beckenbauer ishte tërhequr nga skena publike. Ai jetonte në Austri në zonën e Salzburgut.

Franz u martua tre herë dhe pati pesë fëmijë dhe tetë nipër e mbesa. Tetë vjet më parë humbi djalin e tij Stephan, i sëmurë nga kanceri në moshën 46-vjeçare.

HOMAZHI I FEDERATËS

“Frank Beckenbauer ishte sigurisht futbollisti më i madh gjerman i të gjitha kohërave dhe, mbi të gjitha, një nga njerëzit më të mëdhenj që kam takuar ndonjëherë,” tha zv/presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Hans-Joachim Watzke.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *