• |
ide | kryesore

Lidhja Rama-McGonigal/ Bardhi me një sugjerim për SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK bardhi



Gazment Bardhi kërkon nga SPAK të mos zvarrisë çështjen e aferës Rama-McGonigal.

Bardhi u shpreh se nëse SPAK tërheq dosjen ndaj McGonigal në SHBA, provon fajësinë e Edi Ramës.

Lexo më tej: Cameron: Serbia, një vegël e Rusisë që tenton të destabilizojë rajonin 

“Kallëzimi im është publik. Unë nuk kam firmosur asnjë dokument. Unë kam bërë një kallëzim për këtë çështje. Besoj se është e provuar.

Prokuroria nuk ka nevojë të bëjë hetime të thelluara për këtë rast, mjafton të marrë dosjen e drejtësisë amerikane, ku ka edhe provat përkatëse, ku prokuroria e SHBA ka dalë në atë konkluzione dhe hetimi është i mbyllur.

Mjafton një letërporosi drejtuar SHBA për të tërhequr një kopje të dosjes dhe prokuroria provon fajësinë e kryeministrit Edi Rama, që ka korruptuar një zyrtar të huaj për të përfituar favore dhe më pas në këmbim të kësaj, i ka dhënë edhe vetë favore dhe kjo është e provuar për sa i takon tenderin që lidhet me vendburimet e naftës.

Në kuadër të këtij kallëzimi, i kam kërkuar informacion drejtuesit të prokurorisë para disa kohësh se çfarë po bëhet me kallëzimin tim. Kam marrë përgjigje përkatëse nga zoti Dumani në përputhje me ligjin.

Në atë shkresë më është vendosur detyrimi në përputhje me ligjin që unë të ruaj konfidencialitetin e informacionit që më është përcjellë nga prokuroria. Dhe unë e kam ruajtur konfidencialitetin e informacionit që më është përcjellë.

Por gjej rastin të bëj thirrje publike për mozvarritje të hetimeve dhe për hetim të plotë dhe të paanshëm në këtë rast,” tha Bardhi.



2 Comments

  1. Shurt, qarte e sakte..arrestoni Edi Ramen ose SPAK tregon qartazi qe edhe Dumani eshte vegel qorre qe Rama e ka blere pas largimit te KIM. Dumani trego diferencen, je mercenar i KM miliarderit te Ballkanit apo njeriu i popullit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *