• |
ide | kryesore

Prokuroria amerikane: McGonigal, “vegla” e shqiptarëve në SHBA

Arkiva, Kryesore, Lajme



Prokuroria amerikane publikoi pretencën për ish-agjentin e lartë të FBI, Charles McGonigal, ku mes të tjerash McGonigal përshkruhet si vegël në duart e interesave shqiptare në SHBA.

Prokuroria e zonës së Columbias në Uashington kërkon 30 muaj burg dhe një gjobë prej 95 mijë dollarësh për ish-shefin e kundërspiunazhit të FBI-së në Nju Jork, gjyqi i të cilit do të mbahet më 16 shkurt.

Në pretencë theksohet se McGonigal ka marrë qindra mijëra dollarë nga një biznesmen me lidhje me qeverinë shqiptare (Personi A), ku bëhet fjalë për Agron Nezën, për të cilin McGonigal do ti përgjigjej më pas me favore. Prokuroria deklaron specifikisht se me marrjen e parave, McGonigal avancoi interesat shqiptare në SHBA.

Por cilat ishin këto interesa? 

Sipas dosjes së prokurorisë, përmendet një rast hetimi për një lobim nga një parti shqiptare në SHBA (rasti Basha-Nik Muzin). McGonigal urdhëroi hapjen e hetimeve dhe mori në pyetje vetë Agron Nezën.

Por një detaj interesant që zbulohet është se personeli i FBI-së vuri në dyshim korrektësinë e këtij hetimi dhe e mbylli atë sapo McGonigal doli në pension.

Shikoni si e sqaron Prokuroria Amerikane:

“Pas marrjes së parave të personit A, i pandehuri u angazhua në veprime që fshihnin marrëdhënien e tij me Personin A – dhe dukej se përparonte interesat shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Për shembull, në pranverën e vitit 2018, disa muaj pasi Personi A i dha 225 mijë dollarë kesh të pandehurit, Personi A u “hap” si një burim njerëzor konfidencial i FBI-së së Nju Jorkut për një hetim penal brenda zonës së përgjegjësisë së të pandehurit. Hetimi u hap edhe me urdhër të të pandehurit McGonigal.

Hetimi përfshinte pretendime se një individ po shkelte “Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj” bazuar në mospërputhjet e pagesave të lidhura me aktivitetet lobuese në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare.

Mospërputhjet u sollën në vëmendje të të pandehurit McGonigal nga Personi A (Neza) në bashkëpunim me një ish-ministër shqiptar të energjisë. (Shënim i Lapsi.al: Bëhet fjalë për Dorian Duçkën) Në kohën kur çështja u hap, personeli i FBI-së vuri në dyshim korrektësinë e saj dhe u mbyll menjëherë pas daljes në pension të McGonigal pasi akuzat nuk u vërtetuan kurrë.” 

Në pretencën e prokurorisë, kryeministri shqiptar shfaqet të paktën tre herë. Po kaq herë flitet edhe për këshilltarin e Ramës, Dorian Duçkën, të cilin e kanë cilësuar gabimisht si ministër Energjie në Shqipëri.

Lexo më tej: Raporti i kongresmenëve/ Ramës nuk po i ndahet hija e McGonigal 

PJESË NGA DOSJA:

“I pandehuri ishte agjent i posaçëm i ngarkuar i zyrës së FBI-së në Nju Jork nga tetori 2016 deri në pensionimin e tij në shtator 2018. Në atë pozicion, ai ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e kundërzbulimit dhe çështjeve të sigurisë kombëtare.

Në vjeshtën e vitit 2017, ndërsa i pandehuri ishte i punësuar në FBI, ai kërkoi dhe mori përafërsisht 225,000 dollarë në para nga një individ, i identifikuar këtu si Personi A. (Agron Neza) 

Personi A ka lindur në Shqipëri, kishte punuar për një agjenci inteligjence shqiptare në vitet 1980 dhe fillim të viteve 1990. Në kohën kur ai u prezantua me të pandehurin, Personi A ishte një shtetas amerikan i natyralizuar me banim në Nju Xhersi. Sipas personit A, i pandehuri (McGonigal) i tha atij se i duheshin para për shkak të presioneve financiare që lidhen me daljen e tij së shpejti në pension dhe me fëmijët në moshë unversiteti, dhe se paratë do t’i ktheheshin. Personi A (Neza0 parashikonte se do të hynte në një biznes këshillimi me të pandehurin pas daljes në pension të të pandehurit nga FBI dhe Personi A besonte se marrëdhënia e tij me të pandehurin (McGonigal) do ta ndihmonte atë të krijonte lidhje biznesi potencialisht fitimprurëse në të ardhmen. Nga ana e tij, i pandehuri pranon se i ka kërkuar paratë Personit A me synimin drejt një marrëdhënieje të ardhshme biznesi me Personin A, megjithëse me daljen në pension, në vend që të punonte me Personin A, ai shkoi të punonte për një kompani tregtare të pasurive të paluajtshme. 

I pandehuri nuk deklaroi paratë që mori nga Personi A në raportet vjetore të zbulimit financiar publik, të kërkuara me ligj. 

Dy herë, i pandehuri ka dorëzuar formularë (më 10 qershor 2018 dhe më 6 maj 2019) që nuk kishin asnjë informacion në lidhje me paratë kesh të marra nga Personi A. 

Pas marrjes së parave të personit A, i pandehuri u angazhua në veprime që fshihnin marrëdhënien e tij me Personin A – dhe dukej se përparonte interesat shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Për shembull, në pranverën e vitit 2018, disa muaj pasi Personi A i dha 225 mijë dollarë kesh të pandehurit, Personi A u “hap” si një burim njerëzor konfidencial i FBI-së së Nju Jorkut për një hetim penal brenda zonës së përgjegjësisë së të pandehurit. Hetimi u hap edhe me urdhër të të pandehurit McGonigal.

Hetimi përfshinte pretendime se një individ po shkelte “Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj” bazuar në mospërputhjet e pagesave të lidhura me aktivitetet lobuese në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare.

Mospërputhjet u sollën në vëmendje të të pandehurit McGonigal nga Personi A (Neza) në bashkëpunim me një ish-ministër shqiptar të energjisë. (Shënim i Lapsi.al: Bëhet fjalë për Dorian Duçkën) Në kohën kur çështja u hap, personeli i FBI-së vuri në dyshim korrektësinë e saj dhe u mbyll menjëherë pas daljes në pension të McGonigal pasi akuzat nuk u vërtetuan kurrë.

Natyra korruptive e sjelljes së të pandehurit ilustrohet më tej nga hapat që ai ndërmori për të avancuar interesat financiare të personit A. Siç pranon i pandehuri, më 7 shtator 2017, ai ka fluturuar me personin A në Shqipëri, ku është takuar për disa ditë me të njëjtin ish-ministër shqiptar të energjisë (I cituar gabim, është Dorian Duçka) dhe shtetas të tjerë të huaj. Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, ai u takua me ish-ministrin e Energjisë (Duçka) dhe Kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesën e personit A, i pandehuri paralajmëroi Kryeministrin e Shqipërisë që të shmangte dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit në të njëjtën kohë që personi A dhe ministri i Energjisë kishin interes financiar në vendimet e qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licensave të shpimit të naftës në terren.” 

“I pandehuri ndërmori veprime të tjera që dukej se ishin me urdhër të personit A.” – thotë më tej dosja duke zbuluar takimet e McGonigal, Nezës dhe Tom Doshit.

Pretenca vijon duke thënë se përveç deklarimeve të rreme ku kishte fshehur paratë e marra nga Agron Neza, McGonigal kishtë gënjyer edhe për takimet me persona të huaj. Dosja sqaron se pozicioni i tij i punës ia detyronte të deklaronte çdo udhëtim zyrtar jashtë vendit, udhëtim jozyrtar jashtë vendit dhe çdo kontakt të vazhdueshëm me shtetas të huaj.

Por kush ishin këta persona? 

Prokuroria amerikane citon mes të tjerash, Edi Ramën, Agron Nezën, Dorian Duçkën, një “kryeministër të ardhshëm të Kosovës” etj. 

“Megjithatë, në dy raste (5 shtator 2017 dhe 15 nëntor 2017), i pandehuri ka paraqitur formularët e FBI-së për Raportin e Udhëtimit që përmbanin informacione të rreme në lidhje me lidhjet e tij me personin A dhe ish-ministrin shqiptar të energjisë (Dorian Duçkën).

Formularët e udhëtimit kanë të bëjnë të dy me udhëtimin e ardhshëm të të pandehurit në Evropën Lindore me Personin A në shtator 2017 (para transferimit të ndonjë shume parash, por pasi i pandehuri kishte kërkuar para nga Personi A) dhe në nëntor 2017 (pasi Personi A dha të paktën disa nga para kesh). Personi A e shoqëroi të pandehurin në të dyja këto udhëtime, por i pandehuri nuk listoi “shoqërues udhëtimi” në formularë.

Në të dy formularët, i pandehuri zbuloi destinacionin e parë të udhëtimeve të tij jashtë vendit (Shqipëri në shtator; Vjenë, në nëntor), por nuk zbuloi se do të kishte vizituar edhe një vend të dytë. (Kosova në shtator; Shqipëria në nëntor). I pandehuri u takua me ish-ministrin shqiptar të energjisë në të dy udhëtimet [Dorian Duçka] (një shtetas i huaj me të cilin ai kishte një marrëdhënie të vazhdueshme që nga fillimi i asaj pranvere), por i pandehuri nuk e deklaroi. 

Në të dy formularët, i pandehuri gjithashtu mohoi në mënyrë të rreme, ose karakterizoi në mënyrë mashtruese, destinacionin e dytë në secilin prej udhëtimeve të tij.

Në formularin në lidhje me udhëtimin e shtatorit (dorëzuar më 16 tetor 2017) i pandehuri ka deklaruar se e ka vizituar Kosovën vetëm për qëllime të vizitës në baza jozyrtare/turistike, dhe nuk ka treguar se është takuar me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe i ka ofruar atij kujtime të FBI-së. Formulari për udhëtimin e nëntorit (i dorëzuar më 22 janar 2018) nuk përfshinte që i pandehuri udhëtoi fare nga Vjena në Shqipëri. Në të dy formularët, i pandehuri mohoi të ketë pasur kontakte me përfaqësues të një qeverie të huaj jashtë biznesit zyrtar të FBI-së, pavarësisht se ishte takuar me Kryeministrin e Shqipërisë në të dy udhëtimet. Lidhja e fshehtë dhe e korruptuar e të pandehurit me personin A u shtri përtej Shqipërisë.” – thuhet në pretencë. Nga këtu e tutje flitet për udhëtimet dhe marrëveshjet okulte të McGonigal dhe Agron Nezës në Bosnje.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

 



20 Comments

  1. një tjetër skandal korrupsioni (përveç atij të Gërdecit, rrugës Durrës-Kukës dhe marrëveshjeve me biznesmenin hije nga Bosnja, Damir Fazlliç), dobëson edhe më shumë imazhin e Berishës si njeri kundër korrupsionit dhe shton perceptimin publik se kryeministri, familja e tij dhe rrethi i ngushtë po përdorin pushtetin për tu pasuruar.

    Në fund të janarit 2009 parlamenti shqiptar dhe shtypi nisën të akuzonin qeverinë shqiptare dhe veçanërisht dhëndrin e kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për keqpërdorimin e fondeve të projektit të Bankës Botërore për qëllime personale.

    1. O idiot, ty po ta nxin jetën edvini, të paguan vetëm sa minimumin jetik prej 11 vitesh, sikur të jesh edhe me pagë mesatare, ndërsa ti debil merresh me Berishën që ka 11 vjet që nuk është në pushtet.

      O debil që në 2013, pra për 11 vjet edvini na hoqi 90 mijë lekë shpërblim në fund të vitit, pagat janë rritur vetëm 20%, ndërsa çmimet janë rritur nga 150-300%.

      Berisha ti ka fajet o debil!

      1. E ke gabim ora 12:12. Edvini, Erioni, Fuga e te tjere, pervec pages minimale, i japin atij trushkulurit edhr sufllaqe me mish te shekullit te kaluar. Fatekeqesisht, mishi i shekullit te kaluar, i krijon gazra toksike qe dalengadale ia zhdukin materien gri brenda kafkes dhe e detyrojne qe per t’u ngopur, te lepije bythe. Ne keto kushte, detyrohet te mos flase se i kuterbon goja dhe shkruan, por harron se duke lepire bythe edhe gishtat i zhyten ne m*t dhe kuterbojne edhe shkrimet. Ate duhet ta keshilloje dikush qe te lepije vetem kepuce ose shputa kembesh qe te zvogelojen eren e shpifur…

    2. o i paemer i ores 08:27. o te qifsha rracen e fisit o pidhropsh fisqir. ju skeni brek ne bythe dhe thoni faleminderit. rama ka 3 mandate qe e qi popullin skic e ju i thoni faleminderit. bashke me fatmir xhaf erjon veliaj e gjithe fisqiro pidhropshat simpatizant te komunizmit

    3. babai yt shpirteror,diktatori me i eger ne Europe,krahasimet i bente gjithmone me vitin 1938.ik o mjeran,ha ndonje tas dhall e ngop barkun se nuk ndikohemi ne nga gomarlliqet e tua.ik te mero baze e rudina xhunga se ata jane perfaqsuesit e denje te ketij regjimi narko-shteti.

  2. O patronazhist 08:27!!! Po flitet për Ramën këtu o qyqar. Sa do të vazhdoni me Berishën e keni të kotë. Kumandarit tuaj sa ka filluar t’i hyjë huri në prapanicë.
    Dhe pak e pastaj do t’i sagllam i tërë deri sa ti fali në fyt.

    1. Nuk besoj qe te kete edhe ni rast i ngjajshem si ky qe lexuam me larte…te japi para ne shtet tjeter per ta domtu bask qytetarin tend,qfar hasmerie ka shqiptari per vllaun e vete,dhe ky vazhdon te qeverise…Tash mu kujtu ni rast i ngjajshem …po ky eshte shoku i rames qe gjendet ne hag.Kishte lobu ne france ke gazetar ,zyrtar te ndryshem per ndarjen e Kosoves,shuma zyrtare ishte150 mij euro,pra keta dy do mbetem ne histori per pune te pista ,Shqiperia eshte ne rrezik nga ps…!!!

  3. Prokuroria e “pa gabueshme” ameriqene, te cilen kemi marre si shembull per KAPS – in e tmershem, ngateron Doria nin me Damianin.
    Ke tjeter kane ngateruar?
    Kekun me byrekun apo karin me dollarin?
    Prit kur te na vije KAPS – i ndonje dite ne dere me ndonje akuze se kemi vrare Kenedin.
    Nga keta debilat do mesojme ne?

    1. Ngateeeojnë sepse për aq sa para kanë marrë nga rama nuk u plas se ca është bërë

      Aq sa ka bere gonikali është mjaftueshëm për ta dënu. Se ça bëhet jashtë usa nuk u ha kari

  4. skapiiiiii ku je skapiiiiiiii

    Pse nuk heton skapiiiiiiiiii
    Ku jeni o heronj, ku jeni o janes bonda , o ju qifhsin reacën ju kurvave te spakut!

    Zyrokratë të qirë bë bythë nga rama

  5. Mcgonigal ka marre mbi 30 milion dollare nga biznesmenet shqipetare po dollaret ku jane?

    Mos na bejne shume moral amerikanet pasi nga mafia qeveritare kane vetem perfituar.

  6. Remzi Hoxha kishte zbuluar një takim të Sali Berishës kur ky i fundit ishte president, me Kiro Gligorov, ish presidentin maqedonas dhe Sllobodan Millosheviçin në Ohër dhe kishte mundur të regjistronte bisedën.

    Për këtë arsye, thotë avokati, Remzi Hoxha u torturua në sy të Berishës dhe trupi i tij u zhduk. Dy Gimi ne kometet ketu lart morrat e kuq te salihut,o cecen gimi tani eshte koha e arte e zberthimit 30 vjecar te mbreterimit te klanit famekeq Trusti i Geshtenjave i udhehequr nga serbi salih karaxhic berisha,por vitet e fundit eshte zevendesuar nga Trusti i Boronicave,zberthimi sa ka filluar o cecen i kuq gimi,salihu do te ngordhe ne ballkon nga duke vrare veten,ju ku do hani byrek pas ngordhjes se salihut serb

  7. Artikulli eshte thjeshte per info. Ketu dhihet muhabeti dhe kthehet ne all-shqiptarce. Ky kari i gjate qe ben rolin e karoministrit duhet shkarkuar urgjentisht dhe te mos afrohet ne asnje zyre te shtetit.
    A e kuptoni o njerez qe kemi nje perbindesh te papergjegjshem ne krye te puneve….. ????
    A e kuptoni o njerez qe kemi nje kryehajdut qe nuk di te ndalet ….?
    Ju them qe jemi nje popull leshi, perfshire edhe mua qe shkruaj, pasi ky qelbesire duhet varur nga llapa e lene si kerme sepse ka rrenuar nje KOMB TE TERE !!!!

    Mbani mend !!! Ketij funderrine gropen do ja bejne te huajt pasi ne si popull i DHJERE qe jemi nuk bejme dot shurren pa leje e jo me ti kerkojme llogari.

    Ky duhet shuar me rrace e rrenje, gje qe do ja beje bota njesoj si shokun sali …… sepse per shqiptaret ky rri edhe 100 vjet ne kar-rrige

  8. Më bëri përshtypje deri para 4 ditësh, komunikimi ishte gjithë kokën sipër dhe shihnin Berishën a thua se është Mesia. Në gjithë besimet fetare gjithë ikonat i kanë sytë drejt zotit, sot i kanë të gjithë kokën poshtë. Ata që janë poshtë nuk sheh asnjë lart. Sepse sot filloi debati i madh. Kur ky flet me ata, i bie që komunikon me ta apo ky flet me vete. Këta njerëz e ndërprenë këtë pjesën e komunikimit? Ky mekanizëm fizik i kontaktit sy më sy interpretohet si komunikim në jurisprudencë. Nga sot nuk do kemi më kontakt sy më sy”-

  9. Ai për shembull, në përgjimet e tij të shumta ka edhe bisedën e Delijorgjit me Zenin e tij, kur ende shpërthimet dëgjoheshin në Gërdec dhe askush nuk mund t’ja zbardhë, sepse ishin përgjimet e njerëzve të tij privatë. Ai ka në përgjimet e tij edhe bisedat e bëra në 21 janar, urdhrat që ka dhënë, kujt ia ka dhënë, çfarë kanë thënë të tjerët, rreth e rrotull tij, si ka vepruar Luli i Bashajve, çfarë ka thënë ai dhe një ditë ia zbardh aq sa është e duhura për të. Ai ka bisedat me Olldashin dhe si e mori ky i fundit përsipër “lajmin” bombë të sulmeve mbi godinën qeveritare.

  10. Amerika e beri Shqiperine te varur tek Amerika se I shkaterrou ushtrine, ekonomine, arsimin, industrine, bujqesine, transporting, energjitiken, sherbinet sektete dhe te mbrojtjes, Kulturen, traditat, zakonet. Amerika e beri kete me Agjentet e vet dhe me premtimer e cekut te bardhe . Amerika helmoi qe ne 1992 Shqiptaret me vaksinat e helmuara, Shpopopulloi Shqiperine me emigracion, krijoi luften civilet ne 1997 me and te Cia dhe Ambasades Amerikane, cmontoi Armet kimike, Solli me dhjetra mijra terroriste Iranian dhe afgan qe nuk I donte Bota, Vjedh dhe grabit cdo pasurinnaturore, hedh viruset me amr te laboratoreve te fsjejte qe ka ne Shqiperi ashtu sic ka ne Ukraine dhe Gjeorgji ose ne cdo vend tjeter. Amerika solli feminizmi, drogen, LGBT.Amerika te bllokon qe mos lidjesh me asnje shtet ne dobi te interesabe te tus. Amerika na ndalon te rimekembemi ekonomikisht dhe ushtarakisht . Amerikanet Jane mallkimi dhe e keqja me e madhe qe I ka ndodhur Shqiperise ne gjithe historine e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *