• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i filmit biografik “Back to Black”

Paparazzi, Slider



Së fundmi u publikua traileri i parë i filmit rreth jetës së Amy Winehouse, e cila u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare nga helmimi aksidental me alk00l.

Klipi ofron pamje të shkurtra të suksesit dhe vështirësive të Winehouse (Marisa Abela) ndërsa ajo ngrihet nga një këngëtare e panjohur në ikonë muzikore.

Traileri mbulon gjithashtu jetën personale të saj, duke përfshirë romancënme Blake Fielder-Civil (të luajtur nga aktori i Skins Jack O’Connell) dhe marrëdhënien e ngushtë me nënën e saj Janis Winehouse (portretizuar nga Lesley Manville e The Crown). Kasti përfshin gjithashtu Eddie Marsan, Bronson Webb, Ansu Kabia dhe Harley Bird.

Sipas një njoftimi për shtyp, Back to Black u bë me mbështetjen e plotë të The Amy Winehouse Estate, plus Universal Music Group dhe Sony Music Publishing.

Filmi cilësohet si një “vështrim i paparë kurrë” në “ngritjen e hershme të famës së fitueses britanike të Grammy-së dhe publikimin e albumit të saj novator në studio, Back to Black”.

“Thënë nga këndvështrimi i Amy-t, filmi është një vështrim pas fenomenit dhe marrëdhënies që frymëzoi një nga albumet më legjendar të të gjitha kohërave”, sipas përmbledhjes./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *