• |
ide | kryesore

Deklaratat/ Si po përpëlitet Veliaj të garantojë Ramën për besnikëri

Arkiva, Kryesore, Lajme
ERION VELIAJ PS



Kur prokurorët e SPAK kanë trokitur në dyert e Bashkisë, Erion Veliaj e di, se tani më shumë sesa kurrë, Edi Rama ka në duar çelësin e fatitit të tij politik. Kryeministri mund të japë bekimin për shkuarjen më lart të hetimeve, sipas modelit të Arben Ahmetajt, kur tha se po të isha unë prokuror mund ta pësonte edhe më keq, ose mund të stopojë vijimin e tyre.

Veliaj e di se kjo nuk do të varet shumë nga dokumentat që ka nënshkruar, nga lidhjet që ka pasur me inceneratorin e Tiranës, apo me shkresat që i ka dërguar Zotos e Mërtirit, por me besnikërinë politike që do të dëshmojë ndaj Edi Ramës.

Deri më tani ai i ka marrë të dyja sinjalet. Në dosjen kundër zv/kryeministrit Ahmetaj, emri i Erionit përmendej plot 10 herë, madje personi tashmë në kërkim akuzohej edhe për faktin se nuk e kishte ndalur Veliajn në miratimin e procedurave të djegësit të Tiranës. Kjo ndodhte në korrik. Pak muaj më pas, kur në dhjetor plasën arrestimet, ndonëse në burg përfunduan krahu i djathtë i Veliajt, Taulant Tushe dhe punonjësi tjetër i Bashkisë, Namik Simixhiu, emri i tij nuk figuronte askund (shih linkun poshte).

Kryebashkiaku do të jetë i detyruar të ecë nëpër këtë tel të hollë dhe këtë ka vendosur ta bëjë duke e garantuar shefin e madh, se ai mbetet një besnik i palëkundur i tij.

Për të demostruar këtë ai ka mbledhur në fundjavë strukturat e PS-së Tiranë për ti mobilizuar ato për “fitoren e katërt të Edi Ramës”. Po të shihen me kujdes pasazhet që zgjodhën mediat e komanduara nga Veliaj, prej këtij aktiviteti, situata bëhet edhe më e qartë. Aty jo vetëm që u dha mesazhi se Veliaj po angazhohej para kohe për një mandat të ri qeverisës për Ramën, një vit e gjysëm para garës së ardhshme elektorale, por se besnikëria e tij qe e palëkundur.

LEXO ME TEJ

Drejtësi me regji/ Çfarë fsheh dosja për inceneratorin e Tiranës 

“Ne synojmë një mandat të katërt për Kryeministrin Edi Rama dhe forcën tonë politike, e cila është familja më e madhe, më patriotike dhe më progresiste në vend”, u dëgjua të thotë shefi poolitik i Tiranës, me sktruktuarat e PS-së.

Por ai shkoi edhe më tej. Të gjithë e dinë se ky është mandati i fundit i Veliajt në Bashki, pasi ligji ia pamundëson një kandididim tjetër. Shpesh kjo ka ngritur pikpyetjen se ç’do të bëjë ai më pas, dhe se si do të vazhdojë kariera e tij politike. A do synojë ai më lart duke thurrur plane për të vrarë babain, apo do të vazhdojë të sillet si një ushtar i devotshëm i tij? Erioni ka vendosur që Ramën ta qetësojë në publik duke luajtur rolin e dytë.

“Kush mendonte se pas tre mandateve në bashki unë do ta ulja ritmin, ju premtoj publikisht se kjo do të jetë fushata ku unë do të impenjohem edhe më shumë, do të punoj edhe më fort, jo vetëm për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, por për faktin se kjo forcë politike dhe kryetari i saj e kanë transformuar Shqipërinë në një mënyrë të paimagjinueshme”, garantoi Veliaj.

Shpesh kryebashkiaku, mik i ngushtë i Aleks Sorosit dhe me lidhje të forta në Uashington, është parë si një alternativë për zëvendësimin e Ramës, të raskapitur nga skandalet dhe gjithnjë e më shumë personalizues të pushtetit. Nëse do të kishte një projekt lobimi ndërkombëtar për ndryshim, në kushtet kur opozita është e shkalafitur, emri që përmendej ishte ai i Veliajt.

Por i pari që e ka kuptuar këtë ka qenë Rama. I vetëdijshëm se nuk është shumicë në vend, i bindur se një ditë dikush mund ti kërkojë në kulisa të largohet, ai ka ndjekur politikën e tokës djerrë pas vetes. Në njërën anë duke dobësuar dhe përçarë opozitën dhe në anën tjetër duke sfumuar çdo mundësi për pasardhës. Deviza e tij është: në këtë vend unë jam faktori i vetëm.

Edhe Veliaj që dikush mund ta konsideronte si alternativë, tani është një politikan me dosje të nxehtë në SPAK. Këtë më mirë se të gjithë e ka kuptuar kryebashkiaku, të cilit duket se rruga e vetme që i ka mbëtur është garantimi i Ramës se po punon pa hile për zgjatjen e pushtetit të tij të pakufishëm.

®Lapsi.al



26 Comments

  1. Veliaj si autor kryesor ne avullimin e qindramilionave euro inceneratorin e Tiranes qe nuk
    ekziston fare, ne vend qe te jete nje disfavor dhe kandidat per SPAK, eshte nje avantazh
    i madh per te.
    -Se pari sepse eshte nje lojtar i sprovuar ne lojen e korrupsionit dhe propogandes qe mund
    te perdoret serish per manovra edhe me te medha ne te ardhmen.
    -Se dyti duke pasur ne dore proven e pakundershtueshme te financimit te milionave euro
    per nje gje qe nuk ekziston fare, kane ne dore edhe fatin e tij dhe keshtu do te jete shume
    i shantazhueshem dhe i bindur te beje cdo gje qe i kerkohet, te firmose cdo gje sepse
    ceshtja e inceneratorit do ti rrije mbi koke si shpata e Demokleut. Ku do te gjendet keshtu
    dikush edhe me pervojen edhe me bindjen per te bere cdo gje qe i kerkohet si ai?

    1. Nga perpara eshte e virgjer fiku
      Por nga prapanica kalojne trena.
      Gojen e ka plot me sperme te qelbure me gonorre dhe sifilis!!!

    2. Pirdhni, pirdhni, por PS ka filluar fushatën për zgjedhjet e Majit 2025.
      Apo ka kohë, dhe një vit e tre muaj.
      Kur të kujtohet PD dhe ridhjerja ( rithemelimi) , PS i ka fituar zgjedhjet.
      – Pastaj, uuu na i vodhën?
      Hajt se vijnë prapë zgjedhjet e radhës në 2029.
      Pastaj prapë: – Uuuu na i vodhën!
      Por më 2029 kryeministër është Lali Eri.

      1. Për sa kohë vazhdon administrata sorrosiane në SHBA, Veliaj është më i mbrojtur se Rama. Nëse shikoni të arrestuarit e SPAK, janë të gjithë anëtarët e PS që skanë lidhje me Sorrosin. Veliaj ka lidhje me të ngushta se Rama me Aleksin. Kështu që Rama dhe SPAK nuk kanë çfarë ti bëjnë Veliajt.

      2. O te qifsha menjen or RROTE KARI ty me gjithe Lali Dhjerin Sufllaqemut o ti me Emer vetem nga mbrapa se keni bere çeljen e fushates e si Safet Gjici gojore

  2. Sa do të përpiqen që të dy si Veliaj e si Rama aktet mbeten ,letrat janë aty dhe Spaku i ka. Duan mandatin e 4??? Atëherë është fundi i Shqipërisë. Nëse Amerika dikur për hiç gjëra veproi kundër Berishës nuk ma do mendja se do qëndrojë indiferente. Ajo i ka bërë një dëm të madh demokracisë e vëndit vetëm me faktin që Shqiptarët po largohen çdo ditë. Dhe mbi të gjitha të mos tregohen indiferente vetë shqiptarët!!

  3. Zgjohuni nga gjumi dhe mjaft pate endrra me Ameriken se nuk i plas kari per nje vend te parendesishem si Albanistani dhe kete e verteton me se miri gjendja aktuale atje. Amerika perdoret vend a pa vend a thua se eshte ajo qe do zgjidhi problemin e mbijeteses per shume familje ne varferi ekstreme. Te gjithe politikanet shqiptare e filojne dhe e ngrysin diten me ameriken ne goje thjesht per demagogji dhe propagande deri ne neveritje. Te jesh vasal i bindur ndaj dikujt qofte kjo dhe amerika nuk eshte partneritet por bythlepirje

  4. Te pangupur per pushtet.Te pangopur per para.Po jep kushtrimin nje maskara,po jep kushtrimin egersire.Po jep kushtrimin nje vampire.Pushtetin se leshojme me cdo mjet do ta mbrojme..Ne mengjez u gthite te pabrek,duke shitur fiq dhe banane,morret pushtetin me mashtrime dhe e mbani me terror dhe krime. Me recka ju gjeti dreka,miljoner u zuri darka.Hani pini,vidhni, rrembeni mbushni dysheqe dhe sunduqe,mbushi tubo dhe oxhaqe, perderisa kete popull e kini bere skllever dhe dele.Imorret toka dhe shtepi, i moret dhene dhe bageti, i morret frymen edhe ajrin ja zvendesuat me gradacela dhe pallate. Po e perzini nga shqiperia dhe po e mbushni vendin me afgane terrorista dhe alabare vampira.Me djerse e nxirnim buken e gojes,hanim vetem njehere ne darke,ndersa caenjte rama me veline ,na i hoqen fare.Kur femija hap frigoriferin per te pare nese ka pak per te ngrene,ju del nje vampire ,ata ju duken si rama me veline.Dhe femijet bertasin,ikin duke uleritur o mami o babi ,frigoriferin e ka zene kucedra.Cte bejne prinderit e gjore shtrengojne fort ne krah femijet dhe mesyjne greqine dhe italine.O rama o vampire O veli o katran i zi ,hani pini dhe rrembeni,se eshte koha juaj,koha e maskarenjeve dhe cakenjeve,hani pini vidhni ca te mundni me VKM dhe ppp me drog dhe vrasje, me urdhera dhe nenshkrime vidhni taksa,vidhni tatime jepini per icenerator dhe sterilizime fantazma.O rama o veli mbani fjalime dhe kapardiseni si sheik dhe sulltane,por nje dite do ti villni,per keto krime qe po i beni popullit nga me te varferit ne europe,.Per keto miljarda qe po i vidhni popullit,koha dridhet dhe perdridhet,do vi dita qe do zgjigjet,se nje dite kjo drejtesia juaj do shporet dhe ky parlament do qerrohet dhe do vi drejtesia,qe kush ka vrare,vjedhur dhe mashtruar,kush ka vrare dhe perdhunuar,nuk do ri pa u ndeshkuar,aq e rrende do jete drejtesia per per maskarenje te tille si rama velia,per vampira si keta pushtetare dhe parlamentare,kjo toke nuk do kete per ta vend as per varre,por do i kthejne ne hi dhe tymi i tyre i zi do perfundoi ne serbi dhe ruse,qe neser kush do kerkoje pushtetin,fronin dhe karrigen o te drejtoje me ligj dhe kushtetute,me doren ne kurane dhe bibel dhe kush e thyen kete betim do perfundoi si kadafi dhe sadami.Hani,hani pini,vidhni dhe kurre mos u ngopshi,se ju po svodhet srini dote,se ju po svodhet sjetoni dote.Mallkuar qofshi ju dhe brezat tuaj perjete,

  5. Vemje e ndyrë dhe e pështirë, edhe kur bën si i fortë, edhe kur lëpihet si kone.
    Ta shpif sa herë që nxjerr surratin para kamerave.

  6. Horrat trsashegimtare qe po degjenerojne demokracine e varfer, te enderruar, por me kete race qelbesirash qe kane qelbur nje popull, na qenka e veshtire enderra ngaqwndrimi indiferent i njerezve qe se kuptojne opozitarizmin si shtresa popullore ndaj padrejtesive, por i servilosen mashtrimit e genjeshtrave gebelsiane te bijeve kriminele qe sot kane vjedhur pushtetin.Mbase keshtu e shkruan historine e vet ky popull i mesuar nen diktature, qe shitet e serviloset lehte.Me kete mendim, qe ste con ne ate qe kemi enderruar, ua bejme sofren shtruar bireve te xhelateve.Ne se wshte keshtu, me pa deshire theme qe sa mire e kane bere e bejne ata qe emigrojne, vetem per te shpetuar te aredhmen e tyre.

  7. Aq shume sa eshte zhytur ne mut dhe qelbet Erjon Veliaj nuk e shpetojne dot as perpelitjet per Ramen dhe as lavazhi qe perpiqet ti beje ne Washington qorri i New York-ut.

  8. Kryebojaxhiu paska mbledh brigadën e bojaxhinjve të bashkisë për të zbatu urdhrin që i dha Rama live para kamerave mbas tërmetit në 2019. Pak vonë është por më mirë vonë se kurrë thotë populli.

  9. në 30 qershor, kur Berisha humbet mandatin e deputetit. Pastaj do të fillojë një periudhë e re edhe më besnike ndaj tij nga deputetët, pasi ai do të fillojë të mendojë të bëjë listat e vitit 2025, ku vetë nuk do të jetë as deputet dhe do t’i duhen më besnikët. Dhe ata duhen zgjedhur në varësi të sjelljeve të tyre këto kohë që ai mungon por vëzhgon.Cecene lepijani bythen mulit e gei gazit.

  10. shqiptarët duhet të kujtohen se para Saliut janë drejtuar edhe nga tre kryeministra të tjerë me simptomat e një skizofreni: Sulejman Delvina, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. E kuptoni tani që gjendja jonë aktuale është rrjedhojë e sëmundjes nervore që kanë pasur kryeministrat tanë: Delvina, Zogu, Enver Hoxha dhe Sali Berisha?!

    1. Neritan Liçaj: O pinjollë të Enver Hoxhësdhe Salih Berishën nuk e përkulni dot kurrë. Ne nuk na mposhti dot Roma e Bizanti, jo më ju.

  11. Në dt 16 janar emisioni Stop dha punonjësit inspektorë të bashkisë së Tiranës që detyruan qytetarin që ndërtonte shtëpinë ti jepnin ryshfet prej 2000.000dollarë dhe ata i morën nga qytetari.Për këtë korrupsion nuk u ndie fare bashkia që të merrte masë për këta punonjës.Kjo është fytyra e degjeneruar e Bashkisë së Tiranës.Ngri taksa e vidh njerëzit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *