• |
ide | kryesore

Basha bashkohet me Ramën për reformën zgjedhore, Gjiknuri e Alibeaj takohen privatisht: Letër OSBE/ODIHR

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy bashkëkryetarët e komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj janë takuar ditën e sotme privatisht. Mësohet se ata i kanë dërguar një letër zyrtare OSBE për të atashuar përfaqësuesit e ODIHR pranë ekspertëve të komisionit.

Letra e plotë:

Na lejoni fillimisht të shprehim falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për kontributin që OSBE/ODIHR ka dhënë gjatë këtyre viteve për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë në një prej themeleve të rëndësishme të saj, siç janë zgjedhjet. Me vendimin nr. 12, datë 10.02.2022, të ndryshuar, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore, në veçanti trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe për zgjedhjet e mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.

Për këtë arsye, ashtu siç ramë dakord me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it në takimin e zhvilluar në Dhjetor 2023, ku diskutuam punën e Komisionit dhe nevojën që pranë Komisionit të vendoset në dispozicion ekspertiza e ODIHR-it, kemi kënaqësinë që në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore t’ju paraqesim kërkesën për të kontribuuar me ekspertë të fushës së zgjedhjeve, të ODIHR-it, për të asistuar punën e këtij Komisioni. Mënyra e komunikimit të ekspertëve të caktuar nga ju, me Komisionin e Reformës Zgjedhore, mund të përcaktohet në vijim të bashkëpunimit tonë të mëtejshëm. Duke ju falenderuar paraprakisht për gatishmërinë dhe bashkëpunimin tuaj, Sinqerisht,

BASHKËKRYETARËT

Damian GJKNURI

Enkelejd ALIBEAJ



8 Comments

  1. Kush eshte ky Gjiknuri ? Mos eshye ai termetxhiu i Dibres? Mos eshte ai i kontrates

    fallc te unazes se Re qe deshi te dergoi ne Amerike 40 milion eur?

  2. Basha eshte bashkuar me shqiptaret dhe nderkombetaret per te bere maksimumin e mundshem ne permiresimin e Kodit Zgjedhor. Opozita tjeter e ka mendjen te halli i non grates. Kjo eshte e qarte si kristali.

    1. Ti E Verteta qartesisht nuk do t’i votosh, pasi dukesh qe je votues i Rilindjes. Kot e ke, nuk shtiresh dot si opozitar.

  3. Tashti që puna shkoi kështu që nji i shitur dhe një hajdut e pjestar në bashkëpunim me Macgonigal do bëjnë reformën zgjedhore.
    Dhe ndërkombëtarët po duan luftë civile me duket!!!

    1. Gimi o Gimi.
      Po si o burre i dheut. Nuk ke gjetur asnje po asnje. Nga ato profecit e tua.
      Ja na trego tani…… Kur do behet kjo lufta civile?
      Dhe kush do ta bej?????
      Ku do behet???

      A o koqe qe kurr nuk u poqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *