• |
ide | kryesore

Benzema e Firmino mbyllin hapësirën për Brojën: Chelsea kërkon sulmues të nivelit të lartë

Sport
Chelsea



Sezoni i Chelsea nuk po shkon tamam siç prisnin klubi dhe tifozët dhe pavarësisht tri fitoreve në tre ndeshjet e fundit të Premier League, klubi fatkeqësisht qëndron në vendin e nëntë në renditje dhe tashmë është jashtë League Cup, i eliminuar nga Middlesbrough. E gjitha kjo përballë investimeve milionere, me lojtarë jofunksionalë që janë pak të dobishëm për kauzën, e që paguhen me shuma marramendëse. Armando Brojën, pavarësisht elozheve të vazhdueshme të teknikut Mauricio Pocchettino, Blues po mendojnë ta nxjerrin në merkato.

Përveç kësaj është edhe emergjenca e dëmtimeve që po kondicionon sezonin e Blues, sidomos në sulm ku Pochettino aktualisht ka shumë pak zgjedhje. Tani që Nicolas Jackson është në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Christopher Nkunku nuk po mundet të rikuperojë plotësisht nga dëmtimi i rëndë i pësuar muaj më parë, klubi është në kërkim të një qendërsulmuesi që mund të japë një kontribut të menjëhershëm. Armando Broja, përtej deklaratave konsideruese të teknikut Pocchettino, nuk duket se bind drejtuesit në Stamford Bridge. E kështu, sytë e drejtuesve janë fokusuar tek dy profile të njohura që militojnë në Arabinë Saudite.

FIRMINO E BENZEMA RIVALËT E BROJËS

Sipas autoritares The Telegraph, vëmendja e Chelsea është e drejtuar nga dy njohje të vjetra të futbollit evropian, të cilët fluturuan në Arabinë Saudite në verën e kaluar. Roberto Firmino 32 vjeç e Karim Benzema 36 vjeç, për arsye të ndryshme, nuk arritën të bëjnë diferencën atje dhe kanë një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në Kontinentin e Vjetër.

Lexo më tejVideo/ Broja, bëri hije në fushë për gjysëm ore: Chelsea humbet gjysëmfinalen e vajtjes në Carabao Cup

Braziliani, pas trigolëshit në debutimin e tij me Al-Ahli, nuk e ka gjetur më rrugën e rrjetës që nga fillimi i gushtit. Francezi është totalisht në thyerje me Al-Ittihad, është lënë jashtë skuadrës nga klubi dhe e gjen veten të “bllokuar” në Mauritius. Të dy tashmë janë mërzitur në Arabi dhe do të bënin gjithçka për t’u rikthyer në futbollin elitar. Chelsea është gati t’i mirëpresë, të paktën njërin prej tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *