• |
ide | kryesore

Video/ Broja, bëri hije në fushë për gjysëm ore: Chelsea humbet gjysëmfinalen e vajtjes në Carabao Cup

F1, Sport, Video
Broja



Surprizë në gjysmëfinalet e Carabao Cup. Ndeshja e parë shkon për Middlesbrough, që mundi 1-0 Chelsea dhe mori një avantazh të çmuar në funksion të ndeshjes së kthimit të caktuar për 23 janar. Goli vendimtar u shënua në minutën e 37′ nga Hackney, i cili mposhti Petrovic me një goditje nga fare pranë. Pochettino më pas tradhtohet nga ish-lojtari i Manchester City, Cole Palmer, i cili humbi dy gola të thjshtë. Anglezi gaboi fillimisht me rezultatin 0-0 dhe më pas në kohën e shtesë të pjesës së parë. Edhe hyrja e sulmuesi të kombëtares Armando Broja nuk bëri punë, me shqiptarin asnjëherë të rrezikshëm. Kështu, Blues janë të thirrur në çështje për të rikuperuar në Stamford Bridge.

PALMER KATASTROFË

Ish-lojtari i Manchester United Michael Carrick dhe Middlesbrough i tij shkatërruan mbrëmjen e Chelsea. Në stadiumin Riverside, ndeshja e parë gjysmëfinale e Carabao Cup shkon për Boro, triumfues 1-0. Blues e nisën më mirë, të favorizuar edhe nga dy dëmtime të menjëhershme të vendasve (Latte Lath dhe Bangura u përjashtuan respektivisht në minutën e 5-të dhe të 20-të). Vetëm se Cole Palmer nuk ishte në mbrëmjen e tij. Në minutën e 31′, ish-lojtari i Manchester City përfitoi nga gabimi i Howson dhe i vetëm përballë Glover e dërgoi topin jashtë. Londinezët u dënuan gjashtë minuta më vonë, kur Hackney depozitoi topin në rrjetë në pasimin e Jones, duke e çuar Middlesbrough përpara. Mbrëmja e keqe e bluve, megjithatë, vazhdoi në shtesë kur Glover ndërhyri keq dhe e lë topin në zonën e vogël, por në mënyrë të pabesueshme Palmer e dërgon atë lart, duke kryer gabimin e dytë të rëndë të ndeshjes së tij.

Lexo më tej: “Me potencial të jashtëzakonshëm”: Pochettino elozhe për Brojën, mediat angleze e ngrenë në piedestal

FUTET EDHE BROJA

Në pjesën e dytë, Murdyk dhe Broja hynë në vend të Madueke dhe Enzo Fernandez, por muzika nuk ndryshoi. Përfundoi 1-0. Tani, Chelsea do të duhet të bëjë një rikthim në Stamford Bridge për të arritur në finalen e Carabao Cup. Blues kanë nevojë për dy gola diferencë më 23 janar. Nga ana tjetër, Middlesbrough është 90 minuta larg një ëndrre, duke pasur parasysh se luan në Championship.



1 Comment

  1. Kush është ai pallë që shkruan këto shkrime?! Gazetarët anglezë vetë thonin që nuk morri asnjë top të mirë bile rasti më i rrezikshëm atë 30 min ishte një krosim i tij në zonë që nuk u kap nga Sterling. Broja kishte pikë më të larta se sulmuesit e tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *