• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni sherrin absurd: Palmer, Jackson e Madueke grinden për penalltinë, tërbohet Pochettino

Sport, Video
Pochettino



Në Chelsea-Everton më shumë se gjashtë golat e londinezëve e katër nga Cole Palmer, tërhoqi vëmendjen një tjetër episod. Autori i pokerit, 21 vjeçari Palmer, Nicklas Jackson dhe Madueke u përplasën keq me njëri-tjetrin për të goditur penalltinë. Në fund të ndeshjes, Pochettino përdori grushtin e hekurt ndaj lojtarëve të tij.

SHERR MES LOJTARËVE TË CHELSEA PËR TOPIN

Chelsea e dominoi Everton në Premier League, duke e mposhtur 6-0, falë, mbi të gjitha, Cole Palmer. 21 vjeçari shënoi një poker që e çoi atë në krye të golashënuesve së bashku me Haaland. Goli i katërt i yllit anglez erdhi nga një penallti, por ishte një mollë sherri mes Blues. Pasi arbitri fishkëlliu një penallti për goditjen me bërryl ndaj Madueke, filloi debati se kush duhet ta merrte topin dhe të ekzekutonte penalltinë.

Dy të parët që debatuan ishin Madueke dhe Nicklas Jackson, që pastaj u ndanë nga Thiago Silva i cili i dha të drejtë sulmuesit që kishte fituar penalltinë. Por më pas erdhi Palmer dhe i mori topin Madueke me ndërmjetësimin e kapitenit të Chelsea Gallagher. Jackson gjithashtu pretendonte penalltinë, por u shtyhet larg nga Palmer. Në fund ishte anglezi ai që fitoi të drejtën e penalltisë, duke mposhtur Pickford për herë të katërt.

POCHETTINO, ME DORË TË HEKURT

Në konferencën për shtyp, tekniku i Chelsea, Mauricio Pochettino u zemërua për atë që ndodhi mes lojtarëve të tij dhe tha: “Lojtarët, stafi stërvitor dhe klubi e dinë që ekzekutuesi i penalltisë është Cole Palmer. Gjithçka që ka ndodhur është një turp. Unë jam shumë i zhgënjyer nga kjo situatë. Ne folëm për atë që ndodhi në dhomën e zhveshjes, për imazhin që dhamë në të gjithë vendin dhe ne nuk mund të japim këtë lloj imazhi. Është për të ardhur keq dhe dua të kërkoj falje me adhuruesit e futbollit dhe me tifozët tanë, sepse është e papranueshme”.

“Disiplina është gjëja më e rëndësishme në një ekip – vazhdoi Pochettino -. Për këto lloj situatash Lojtarët e rinj duhet ta kenë të qartë se janë një aset shumë i rëndësishëm për klubin, por në të njëjtën kohë duhet të japin maksimumin për ekipin. Ata duhet të mësojnë se janë te Chelsea dhe se kërkesa është maksimale. Atëherë do të mund të kthejmë fletë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *