• |
ide | kryesore

Guardiola, çfarë gabimi me Palmer: numra si Salah, është fari i vetëm i Chelsea

Sport
Palmer



Në një Chelsea që lundron mes revolucioneve të kaluara dhe të ardhshme, është një djalë që ka marrë drejtimin e Blues. Bëhet fjalë për Cole Palmer, vetëm 21 vjeç, i cili duket se është më shumë se një veteran në fushë. I pagabueshëm nga pika e bardhë, i vendosur dhe i ftohtë para portës: shumë pak njerëz në Premier League po bëjnë si ai. Në të vërtetë, vetëm një, pikërisht Erling Haaland me 18 gola. Menjëherë pas tij është Palmer: 16 gola si Salah, Solanke dhe Watkinks. Pas vetë atij Haaland, titullar te City që ndihmoi Palmer të rritet përpara se ta shiste në verë për 47 milionë euro. Një shifër domethënëse, por që nuk ka gjasa të fshijë keqardhjen e Pep Guardiolës.

NUMRAT E COLE

Palmer, i cili gushtin e kaluar vuri vulën e tij në Superkupën e Europës, të cilën Citizens e fituan me penallti kundër Sevillas, u largua nga vendlindja e tij pa u menduar dy herë për të fluturuar për në Londër. Një projekt i ri me teknikun Pochettino që e vendosi menjëherë në qendër, i lehtësuar nga konfuzioni madh që mbretëron në klub. Fantazisti i lindur në vitin 2002 u tregua gati: 12 asiste dhe 21 gola në të gjitha garat. Tre të fundit të enjten në mbrëmje për ‘armiqtë’ e tij United: tripletë e fitore disi e papritur në kohën e plotë shtesë.

Lexo më tej: Video/ Çmenduri në Londër, Palmer përmbys United me dy gola në minutën e 101′: Liverpool rimerr kryesimin

OBJEKTIVI EURO 2024

Në zonën ofensive Palmer po mrekullon publikun e Stamford Bridge dhe më gjerë. Southgate, trajneri i Anglisë, e thirri menjëherë në kombëtare, por megjithatë nuk e bëri të debutonte. Ajo që e shtyn, për një finale edhe më të mirë të sezonit, është shpresa e pranisë së tij në listën e Euro 2024, ndoshta për t’a përjetuar si protagonist. Ai, më i riu që ka shënuar në një Superkupë Europiane që nga viti 2006, dhe që u rrit në Wythenshaëe, e njëjta periferi si Rashford, tani ka vetëm një synim: të rikthejë Chelsea në Champions League së shpejti dhe të mahnitë edhe atje. Skena ideale për një talent si ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *