• |
ide | kryesore

Video/ Çmenduri në Londër, Palmer përmbys United me dy gola në minutën e 101′: Liverpool rimerr kryesimin

F1, Sport, Video
Palmer



Në javën e 31 të Premier League buzëqesh Liverpool, që i përgjigjet Arsenal dhe Manchester City, ndonëse me disa drithërima. Reds dominuan në pjesën e parë dhe kaluan përpara me një gol me fat të Darwin Nunez (17′). Pastaj ngadalësuan shumë dhe u ndëshkuan nga autogoli i Bradley (59′). Skuadra e Klopp reagoi me Mac Allister (76′) dhe Gakpo për të nënshkruar 3-1 final. Klopp mund të jetë i qetë, duke qenë se u rikthyernë krye me +2 ndaj Gunners dhe +3 nga Citizens. Përmbysje e madhe e Chelsea në Stamford Bridge. Nën dy gola të shpejtë, Red Devils u rikthyen me dygolëshin e Garnacho dhe golin e Bruno Fernandes, por habia ndodh në shtesë. Palmer shënon dy herë në minutën e 100′ dhe 101′, duke çuar në delir stadiumin.

LIVERPOOL-SHEFFIELD UNITED 3-1

Liverpool u rikthye menjëherë në krye të Premier League, pavarësisht disa minutave tensioni ndaj Sheffield. Në fund Reds triumfuan 3-1, duke kaluar përpara (+2) Arsenal në renditje. Djemtë e Klopp shtynë menjëherë përpara, duke rrezikuar në fillim në mundësinë e McAtee. Sheffield humbi shansin për të kaluar në avantazh dhe e pagoi shtrenjtë në minutën e 17′, kur Liverpool kalon në mënyrën më të papritur në avantazh. Grbic pasoi në mënyrë të bujshme te Darwin Nunez, i cili shënon pa mundim 1-0. Liverpool menaxhoi lojën, duke u afruar afër dyfishimit të epërsisë së tyre me Gomez dhe Luis Diaz.

Lexo më tejVideo/ Arsenal merr kreun e Premier League, City arrin Liverpool me një super Foden

Në pjesën e dytë Reds u kthyen në fushë të vetëkënaqur dhe pësuan golin e barazimit në minutën e 59′. Hamer goditi me kokë, topi u përplas te Bradley, që shënoi një autogol fatkeq. Klopp guxoi, duke zëvendësuar Salah, një lëvizje që rezultoi e suksesshme. Goli i merituar i 2-1, me Liverpool që dominoi me 81% të zotërimit të topit, erdhi në minutën e 76′ me një goditje nga distanca të Mac Allister. Ndeshja e gjashtë radhazi me një gol ose një asist për ish-lojtarin e Brighton. Në minutën e 90′, pastaj, Gakpo vulosi rezultatin. Klopp rikthehet në krye me 70 pikë përpara Arsenal (68) dhe Man City (67). Sheffield United mbetet i fundit, me 15.

CHELSEA-MANCHESTER UNITED 4-3

Java e 31 e Premier League u mbyll me një sfidë spektakolare e dramatike, në të cilën Chelsea përmbysi Manchester United në kohën shtesë me tregolëshin e Palmer. Fillimisht ishte vetëm Chelsea, që kaloi përpara me golin e Gallagher të favorizuar nga një gabim i Onana pas vetëm katër minutash. Red Devils nuk reaguan dhe në minutën e 18′ pësuan të dytin. Antony ndërhyri ndaj Cucurella duke shkaktuar penallti, që Palmer e ktheu në golin e 2-0. U duk një ndeshje e mbyllur, me Mudryk që iu afrua tre herë trisit, por pas gjysmë ore gjithçka ndryshoi. Në minutën e 33′ Garnacho shënoi golin e 2-1 i vetëm përballë Petrovic. Pesë minuta më vonë barazimi u servir: Dalot dhuroi një asist për Bruno Fernandes që shënoi me kokë duke bërë 2-2. Chelsea nuk e humbi mendjen dhe Gallagher goditi shtyllën duke përfituar nga problemet fizike të Varane, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë.

Blues e nisën më mirë pas rifillimit, por në minutën e 67′ miqtë përmbysën gjithcka. Antony shërbeu për Garnacho, që përfitoi nga dalja e dobët e Petrovic për të shënuar golin e 3-2. Mbaroi? Aspak. Në minutën e 97′ Dalot gaboi rëndë duke penguar Madueke duke shkaktuar një tjetër penallti që Palmer nuk e fali, duke shënuar barazimin 3-3. E në minutën e 101′ erdhi goli i fitores, sërisht me Palmer, por me devijimin e McTominay që fiksoi rezultatin 4-3. Stamford Bridge shpërthen dhe Chelsea feston, duke kapur Brighton me 43 pikë dhe duke hyrë në top-10. Pochettino është rikthyer në garën për kupat. Vendi i gjashtë për Manchester United, i cili ndalet në 48 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *