• |
ide | kryesore

“Me potencial të jashtëzakonshëm”: Pochettino elozhe për Brojën, mediat angleze e ngrenë në piedestal

Sport, Video



Armando Broja hapi rrugën e fitores së Chelsea ndaj Preston 4-0 në raundin e tretë të FA Cup. Performanca e sulmuesit të kombëtares ka marrë vlerësimin e mediave angleze. Madje edhe tekniku Pochettino nuk i ka kursyer komplimentat për Brojën, duke theksuar rëndësinë që kishte ky gol për të: “Potenciali është i jashtëzakonshëm. Po flasim për një nga sulmuesit më të rinj në Angli e në Europë me marzh të lartë teknik. Problemi është se ai tani duhet të shtyjë veten dhe ne do ta ndihmojmë ta bëjë. I thashë të buzëqeshë. Gjithnjë bëjmë shaka për faktin se duhet të qeshë, të jetë i lumtur dhe të nxjerrë energjinë pozitive. Duhet të jetë një djalë i lumtur”, komentoi tekniku i Blues.

Shkodrani, që vjen nga një periudhë e gjatë inaktiviteti për shkak të dëmtimit të rëndë, shënoi në minutën e 58’, duke realizuar me kokë në krosimin e Malo Gusto, kundër skuadrës së Championship. Kështu, përgjigjet prezent Broja ndaj thirrjes së teknikut Mauricio Pochettino për të luajtur shanset e tij, sidomos pas largimit të Nicolas Jackson me Senegal në Kupën e Afrikës.

Lexo më tejVideo/ Broja iluzion goli, Madueke shpëton Chelsea, 2-1 ndaj Palace: Wolves, poker në shtëpinë e Strakoshës

Me notën 7 e ka vlerësuar ndeshjen e 22 vjecarit The Sun: “Kërkonte një gol dhe e gjeti. Punoi fort me shpinë nga porta përpara se të shënonte. Goditje e shkëlqyer me kokë dhe i shkoi pranë dyfishimit” motivoi tabloidi anglez.Është rritur deri në 8 vlerësimi për Brojën nga Nation Football, që ka çmuar tentativën në minutën e 30’, të ndalur nga Hughes dhe mënyrën si mposhti Woodman në minutën e 58’, bashkë me faktin që shkoi pranë dyfishimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *