• |
ide | kryesore

Video/ Broja iluzion goli, Madueke shpëton Chelsea, 2-1 ndaj Palace: Wolves, poker në shtëpinë e Strakoshës

F1, Sport, Video
Madueke



Chelsea kthehet te suksesi duke mundur 2-1 Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 të Premier League. Mudryk hapi rezultatin në minutën e 13, me një asist të Gusto, por Olise u përgjigj në kohën shtesë të pjesës së parë. Pochettino hodhi në fushë Brojën, por ndeshja u vendos nga penalltia e fituar dhe realizuar nga Madueke në minutën e 89′. Wolverhampton mund të buzëqeshë gjithashtu, fitues 4-1 në Brentford (dygolësh i Hëang, Lemina e Bellegarde), që i lejon të mbajë ritmin e Blues.

OLISE SHTANG BLUES

Fillim i shkëlqyer për miqtë, që iu afruan menjëherë avantazhit me një goditje dënimi të Eze, ngjitur me shtyllën. Përgjigja e vendasve erdhi në minutën e 9′, kur Maatsen parapriu portierin me majën e këmbës, por e pa tentativën e tij të shpëtuar në linjë. Avantazhin pastaj e sigloi Mudryk, pas një kombinimi me Nkunku. Palace iu afrua menjëherë barazimit me Mateta, ndërsa Mudryk flirtoi me dyfishimin në minutën e 22′ i ndalur nga Henderson. Befasia për Blues erdhi në fundin e pjesës së parë kur Olise riktheu ekuilibrin me një të majtë të saktë.

FUTET BROJA, VENDOS MADUEKE

Sinjalin e parë të pjesës së dytë e dha Mateta, i cili shmangu Badiashile dhe tentoi shtyllën e afërt, ku Petrovic reagoi saktë. Në fushë për 20 minutat e fundit edhe Broja. Në minutën e 74′ Chelsea gllabëron në mënyrë sensacionale shansin për të kaluar në avantazh. Jackson i vetëm me portierin e çoi topin në mënyrë të pabesueshme jashtë. Dy minuta më vonë sulmuesi nuk gaboi në krosin perfekt të Thiago Silva, por VAR e anuloi golin për pozicion jashtë loje. Broja dha iluzionin e golit, duke goditur pjesën e jashtme të rrjetës, por episodi që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 89′. Eze me naivitet pengoi Madueke në zonë dhe vetë ish-lojtari i PSV-së konvertoi penalltinë që u dha fitoren Blues. Pochettino shkon në 25 pikë në renditje, ndërsa Palce mbeten me 18.



1 Comment

  1. Na i bete teme kete brojen gjate eleminatoreve te kombetares. Duket qe do perfundij si Adnan Jonuzaj ne ndonje skuader koti te ndonje kampionati mesatar se duket qe nuk eshte per premiership.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *