• |
ide | kryesore

The Best, Messi mposht përsëri Haaland: as ‘Treble’ nuk i bën punë vikingut

F1, Sport, Video
Messi


Lionel Messi që mungoi në ceremoninë e dorëzimit të çmimit ka fituar trofeun ‘The Best Fifa Men’s Player Award 2023’. Ky është çmimi më prestigjoz në mbrëmjen gala të The Best Fifa 2023. Ashtu si në Topin e Artë, kampioni argjentinas ka mundur Erling Haaland e Kylian Mbappé.

Duke marrë në konsideratë kohën për të cilën vlerësohen, favoriti kryesor ishte Haaland. Norvegjezi ishte protagonist absolut me fanellën e Manchester City në fitoren e “Treble” (kampionat anglez, Champions League dhe FA Cup). Trofetë dhe golat megjithatë nuk i kanë bërë punë vikingut, që u kaluar nga Lionel Messi. Pleshti siç duket tërhiqet ende nga Botërori i vitit të kaluar të fituar me Argjentinën dhe efekti i Topit të Artë të tetë në karrierë.

Lexo më tejGuardiola The Best, ‘tripleta’ e City likuidon Inzaghin e Spallettin: ja çmimet e tjera të FIFA-s

Messi dhe ky triumf i tij ishte një befasi e vërtetë, sepse Haaland kishte fituar gjithçka të mundshme në vitin 2023. Nuk kishte praktikisht shanse Kylian Mbappé, që nuk kishte arritur të fitonte Botërorin apo Champions me Paris Saint Germain.

BONMATI, MË E MIRA NË FUTBOLLIN E FEMRAVE

Aitana Bonmatì, sulmuesja e Barcelonës, fituese tashmë edhe e Topit të Artë, është zgjedhur futbollistja më e mirë. Fituesja te femrat do të ishte sidoqoftë një spanjolle, pasi kandidatet kryesore ishin edhe Linda Caicedo e Real Madrid dhe Jenni Hermoso e Tigres.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *