• |
ide | kryesore

Guardiola The Best, ‘tripleta’ e City likuidon Inzaghin e Spallettin: ja çmimet e tjera të FIFA-s

F1, Sport, Video
The Best



Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, ka fituar çmimin si trajneri më i mirë për vitin 2023. Spanjolli që fitoi gjithcka me Citizens ka mundur Simone Inzaghi (Inter) e Luciano Spalletti (Napoli). Një mbrëmje gala e FIFA The Best që do të premiojë jo vetëm trajnerin më të mirë, por edhe protagonistët e tjerë të futbollit. Mbi të gjitha vëmendja është te Lojtari më i mirë. Erling Haaland, Lionel Messi dhe Kylian Mbappé janë tre finalistët, pasi janë zgjedhur si më të mirët nga një juri ekspertësh për periudhën 19 dhjetor 2022 deri bë 20 gusht të vitit 2023

FORMACIONI MË I MIRË I MESHKUJVE

Fifa Pro Men’s World 11 del 2023 – Courtois (Real Madrid); Walker (Manchester City), Stones (Manchester City), Ruben Dias (Manchester City); Bernardo Silva (Manchester City), Bellingham (Borussia Dortmund/Real Madrid), De Bruyne (Manchester City); Haaland (Manchester City), Mbappé (Psg), Messi (Psg/Inter Miami), Vinicius Jr (Real Madrid).

THE BEST FIFA 2023 (kandidatët meshkuj) – Duke marrë në konsideratë kohën për të cilën vlerësohen, favoriti kryesor është Haaland, që ishte protagonist me fanellën e Manchester City në fitoren e “Tripletës” (kampionat anglez, Champions League dhe Kupën FA). Sulmuesi norvegjez ka rival Lionel Messin, që ndonëse vazhdon karrierën në SHBA, arriti të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën si dhe “Topin e Artë” për herë të tetë në karrierë. Pak më mbrapa qëndron Kylian Mbappé, që nuk arriti të fitojë Botërorin apo Champions-in me Paris Saint Germain.

THE BEST FIFA 2023 (kandidatet femra) – Tek femrat fituesja do të jetë një spanjolle, pasi kandidatet kryesore janë: fituesja e “Topit të Artë” Aitana Bonmatì (Barcelona), Linda Caicedo (Real Madrid) dhe Jenni Hermoso (Tigres).

THE BEST FIFA 2023, SARINA WIEGMAN

Sarina Wiegman është trajnerja më e mirë e futbollit të femrave. Trajnerja e Anglisë ka mundur Jonatan Giraldez (Barcellona) e Emma Hayes (Chelsea).

THE BEST FIFA 2023, EDERSON PORTIERI MË I MIRË

Ederson (Manchester City) ka marrë trofeun e portierit më të mirë të sezonit 2023. Thibaut Courtois (Real Madrid) e Yassine Bounou (Sevilla) ishin dy kandidatët e tjerë.

THE BEST FIFA – PORTIERJA MË E MIRË

Mary Earps (Manchester United) ka fituar çmimin si portierja më e mirë e futbollit të femrave. Ajo ka mundur MacKenzie Arnold (Ëest Ham) e Catalina Coll (Barcellona).

FORMACIONI MË I MIRË I FEMRAVE

Fifa Pro Women’s World 11 del 2023 – Earps; Carmona, Bronze, Greenwood; Walsh, Russo, James, Toone, Bonmatí; Morgan, Kerr

ÇMIMI FAIRPLAY 2023

Çmimi shkon për kombëtaren e Brazilit, që për herë të parë në historinë e tij luajti me fanellën e zezë në një miqësore kundër Ghanës, në shenjë kundër racizmit.

FIFA PUSKAS AWARDS 2023, MADRUGA

Guilherme Madruga, lojtari i Botafogo, ka shënuar golin më të bukur të vitit 2023, një rovjeshatë nga jashtë zonës kundër Novo Horizontino në Serinë B braziliane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *