• |
ide | kryesore

“Mourinho i pambrojtshëm, shpenzoi 900 milionë për asgjë”: sulm frontal i Criscitiello ndaj Special One

Sport
Criscitiello


Jose Mourinho nuk është më trajneri i Romës, që doli me kocka të thyera nga ndeshja në San Siro ndaj Milan. Special One u shkarkua në fund të një jave që tashmë kishte nisur keq me humbjen në derbin ndaj Lacios për çerekfinalet e Kupës së Italisë. Verdhekuqtë e gjejnë veten në vendin e nëntë në renditje dhe tani është e qartë se fajtori është identifikuar te Josè Mourinho. E tani portugezi është në shënjestër të të gjithëve, përfshirë gazetarin dhe drejtorin e Sportitalia Michele Criscitiello. Në editorialin e tij ai e ka ‘masakruar’ teknikun portugez.

SULMI I ASHPËR I CRISCITIELLO

“Marrëdhëniet fillojnë dhe mbarojnë dhe nuk është ofendim të thuash që deri tani Pioli dhe Milan i kanë thënë dhe i kanë dhënë gjithçka njëri-tjetrit”, nisi gazetari në editorialin e tij, duke u ndalur më pas tek situata e Romës: “E njëjta gjë vlen edhe për Jose Mourinho te Roma. Madje, ata nuk i thanë asgjë njëri-tjetrit, pavarësisht se prej vitesh kishte një vello të pajustifikuar dashurie dhe respekti ndaj portugezit. Mourinho është i pambrojtshëm. I dhanë fillimisht çelësat e Trigorias dhe më pas të qytetit. Nga njerëzit u trajtua si një trajner fitues në këtë klub. Kritikoheshin dhe shkarkoheshin drejtuesit, lojtarët ofendoheshin por askush nuk guxonte të thoshte gjysmë fjalë për trajnerin, prej vitesh”.

Lexo më tejTërmet në Romë, shkarkohet Jose Mourinho: “I nevojshëm një ndryshim i menjëhershëm”

“Historia e Conference League nuk mbante më – vazhdoi Criscitiello -. Ekipi i ndërtuar dhe rindërtuar shumë herë, zgjedhje të aprovuara në merkato. E sot Roma nuk ka arritur asgjë dhe mbi të gjitha nuk ka një pasuri lojtarësh. 900 milionë të shpenzuara vitet e fundit nga pronarët amerikanë për. …asgjë. Kishte ardhur koha për një ndryshim. Ata e trajtuan Petrachi si një leckë dhe në vend të kësaj ai kishte intuitën e duhur. Për shembull, zgjedhjen e De Zerbi në pankinë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *