• |
ide | kryesore

Dëbora, bllokohet rruga në Qafë Murriz

Arkiva, Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura të borës, bllokohet rruga në Qafë Murrizë

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, bypass-i i Qafë Murrizës në rrugën e Arbrit, është bllokuar. Policia njofton se po punohet për hapjen e aksit dhe se lëvizja nga Peshkopia drejt Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër.

“Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Si pasojë, aksi rrugor bypass Qafë Murrizë, është bllokuar. Borëpastrueset po punojnë për hapjen e aksit dhe lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Shkopet”, njoftoi policia.

Efektivët e uniformave blu thonë se në akset Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë dhe Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës qarkullimi i makinave bëhet me zinxhirë.

“Borëpastrueset janë në terren për pastrimin e të gjitha akseve rrugore”.

Policia apelon shoferët që të mos qarkullojnë pa goma dimërore, pa mjete antirrëshqitëse dhe të tregojnë kujdes të shtuar pasi ka prezencë akulli në rrugë.



1 Comment

  1. Ministreshi i permbrojtjes qe quhet Leshi-Pe, nje dite para doli dhe beri Nostradamusin qe do kete reshje, permbytje, bore e do permbytet gjithe dynjaja….. dhe Qirje-veria sebashku me gjithe banden presin sa te trashet bora dhe pastaj kismet e hapim ose jo rrugen…….
    Tani presim qe lekinda-dallkauku te hypi ne kar-o-atrec te pastroje boren ne TV…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *