• |
ide | kryesore

Kërkesë zyrtare drejtuesit të SPAK/ Këlliçi: Veliaj është provuar si zyrtari kryesor i aferës korruptive të Inceneratorit

Lajme, Të fundit



Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat ku ka ndarë një kërkesë zyrtare të cilën do t’ia përcjellë drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani për çështjen e Inceneratorit. Sipas Këlliçit është faktuar me prova se Erion Veliaj është zyrtari kryesor i cili ka ideuar, miratuar dhe implementuar këtë mega aferë korruptive.

Fjala e plotë:

Jam sot përpara jush për të bërë publike një kërkesë zyrtare të cilën sot do ia përcjell drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Altin Dumani. Kjo kërkesë vjen si pasojë e mos reagimit nga ana e prokurorit Dritan Prençi, i cili ka nën hetim çështjen më të rëndësishme të këtyre tre dekadave, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Deri më sot, kemi faktuar me prova dhe fakte përtej dyshimit të arsyeshëm, se Erion Veliaj është zyrtari kryesor i cili me veprimet dhe mos veprimet e tij, ka ideuar, miratuar dhe implementuar këtë mega aferë korruptive. Këto prova gjenden pikërisht në hetimin që ka kryer vete drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në dosjen hetimore ndaj ish zv. Kryeministrit, Arben Ahmetaj. Këto prova gjenden në raportin e KLSH, i cili është administruar nga prokurori Prençi. Në kërkesën time, i drejtohem z. Dumani, që të mbaje të njëjtin standard, tashmë të bërë publik prej tij në takimin informal me gazetarët në fund të dhjetorit të kaluar, ku është shprehur për hetimin e koncensionit të sterilizimit dhe implikimin e ish-ministrit Ilir Beqja. Citojmë:

“Jemi prokurorë, por s’do të thotë të mendojmë dhe arsyetojmë të gjithë njësoj. Kam ndërhyrë me udhëzim detyrues që në muajin maj, kur nuk ishin dhënë masat e para. Kam shprehur qëndrimin tim në raport me çështjen dhe rolin e ish-ministrit. Prokurorët e çështjes në vijim kanë marrë pjesërisht në konsideratë qëndrimet e mia, por edhe të gjyqtarit Bani”.

Në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorit të Tiranës, drejtuesi Dumani shprehet se: “Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori që mund të ketë kryer veprime penale. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion”. Bazuar nga sa më sipër, i kërkojmë z. Dumani që të ruajë të njëjtin standard si në aferën e sterilizimit dhe të reagojë sa më pare me një udhëzim detyrues, pasi siç e kemi provuar me fakte të pamohueshme, deri më tani janë grabitur 120 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston dhe këto para të taksapaguesve shqiptarë janë transferuar në llogari offshore, në disa vende të botës, kurse asetet që ndodhen ne vendin tone, po përdoren për të linçuar dhe kërcënuar denoncuesit e kësaj afere në mediat e blera me paratë e korrupsionit qeveritar.

Deri më sot kemi parë këtë strukturë të kryejë veprime arbitrare, në shkelje flagrante të Kushtetutës, duke izoluar pa asnjë akuzë apo provë Kryetarin e Opozitës dhe familjarë të tij, e ndërkohë kur vjen puna për Edi Ramën dhe Erion Veliajn, të cilët janë të kapur në flagrancë me firmat e tyre, me zë dhe me figurë duke kryer vepra të rënda penale, SPAK as nuk sheh, as nuk dëgjon dhe as nuk vepron. Ky standard është i papranueshëm edhe për vendet dhe regjimet më të egra autoritare, e jo më në Shqipëri, ku pritshmëritë për një vend aspirant për t’u anëtarësuar në BE, janë që çdo zyrtar i korruptuar, të vendoset përpara drejtësisë, pavarësisht emrit të përveçëm që mund të ketë.

Barra e provës tashmë bie mbi SPAK. Është momenti ta tregoni me akte dhe veprime konkrete, se nuk jeni palë me të korruptuarit dhe nuk jeni avokatët mbrojtës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.



11 Comments

  1. Krriç, nuk ka njeri qe nuk di per vjedhjen e Veliajt..Problemin e kemi qe nje parti e opozites eshte vene ne dispozicion te nje krimineli dhe familjes se tij

  2. Po mor Shoku Kar i ores 16: 21 ktu shkruhet per incenerstoret dhe akuzohet me fakte dhe prova ti shkon ke opozita a thu se ajo ta ka fajin qe vidhesh ti çdo dite e nuk na rruhen bolet per ty po vidhen taksat e popullit e Dumani i Partise nuk shef gje e nuk kupton si po vidhet se eshte bir i partise e Skapi fle gjume te na rroje Skapi drejtesise se shtrembuar

    1. Pirdh se liroheni n shqup.Shqupsat jane mesuar me drejtesine qe komandohej nga urdhrat e marshallit dhe I zbatonte ato pa fjale.Drejtesia e re e monitoruar nga aleatet strategjike te kombit tone nuk pjerdh per direktiva politike.

  3. Te besh paralelizem mes fakteve e llogjikes qe shtron Kellici, me partine demokratike, qe pse mbron Berishen, eshte sikur i hedh nje bombe per ta zhdukur akuzen e akuzuesit .Per te akuzuar Berishen jane munduar e tere ushtria e banditeve rilindas qe te gjejne ndo nje klecke, asgje nuk eshte faktuar si per Berishen, po ashtu dhe familjen e tij, andaj, ta sulmosh PDne se mbro, a po i vene pas Berishes me tym trullosesh kondrabandistik eshte tinezi shtetare.Akuzusi po ju jep fakte, dokumente, veprim, mos veprim te aspakut per vjedhjen e shekullit, ju hidhenine gjol per te futur dhe te tjeret.AasSPAKU e kane treguar vehten si te ndrydhur e komanduar nga pushteti, se per aftesite juridike se si duhet, e cduhet bere ata i dine me mire se kush do, por behen jorgan, mshefes, e shtremberues te hetimeve qe kane nder duar per RAMENlaliErine co.Veprimet e rezultatet e deri soteme kete kane treguar.Andaj z KELLICI ka plotesisht te drejte ne akuzat e tij duke pare mos veprimin e deri sotem te ketij institucioni i cili vetem per kete qellim u krijua, por u diziluzionua, fatkeqesisht.Te na rroje sistemi se ligjet na i ben Maliqi, Rama.

  4. O Kelliç, qe Veliaj eshte per burg kjo dihet, por te lutem… me flit pak per Artan Shkrelin, he mo ai shoku Rames qe i ka luajtur fen. Ste kujtohet ?
    Po eshte babi gruas tende o burr, si ste kujtohet ?!

  5. Koment si ne kohen e kuqaleve, na flit pak per Ahmet Zogun .Keta spiune patronazhiste jane thal.i i shkaterrimit te demokracise, andaj ky pushtet i perdor kunder opozites.kjo lloj rrace qelburish interesaxhinj qe vihen ne sherbim te vjedhjeve, mashtrimeve,te ketij pushtet banditesh, e ketyre lehesve te sektit nuk u ben pershtypie.Banditet, bandite qendrojne der sa te kene kapo banden, me rrezimin e tije behen si te penduar, por ashtu si kameleone ndryshojne ne qendrime, se shpirtin e kane te ndertua mbi qellim zite e baballareve te tyre.Keta felliqesira sekti po tjetersojne demokracine.

    1. O i paemer i ores 20:05
      Ke shkruajtur si budallaçkë dhe nuk ke thene asgje.
      Tani me thuaj pak,ska lidhje interesi qe Artan Shkreli eshte baboja gruas se Kellirës ?

      Epo jetoke te facebook-u i Ramës pra. Atje ku gjithçka eshte subjektive.

  6. Kam thene une Saliu po ndejti me kta Kellirat Bashat e sorrollopi ” demokrat ” me prirje te majta…ska gje ne vije ( politikisht ) , se xhepat mire i ka po he.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *