• |
ide | kryesore

Botërori i klubeve, Tebas kërcënon: “Duhet ndaluar, do hedh në gjyq Fifa-n”

Sport
Tebas



Është një sulm i gjithanshëm nga Javer Tebas. I intervistuar nga Guardian, presidenti i La Liga spanjolle foli për Super League, FIFA-n dhe Botërorin për Klube. Madje Tebas zbuloi hapur synimin e tij për të ndërmarrë veprime ligjore kundër organizmit më të lartë të futbollit. “Formati me 32 skuadra duhet të ndalet dhe është prioriteti im ta bëj këtë. Lojtarët e kanë për zemër mirëqenien e tyre dhe ky lloj kompeticioni sjell vetëm para për një seri klubesh dhe ngjesh kalendarin”, tha ai duke iu referuar Botërorit për klube.

SULMI NDAJ SUPER LEAGUE DHE FLORENTINO PEREZ

Sulmi i numrit 1 të La Liga drejtohet fillimisht ndaj Super League. Në fund të fundit, është mbi të gjitha në këtë pikë që ai përplaset me Florentino Perez. Presidenti i Blancos ndoshta është e tepërt ta përcaktosh si armikin e tij, por sigurisht që është dikush me të cilin nuk shkon shumë mirë. “Super League ka shumë pak shanse për t’u pranuar nga klubet: dmth asnjë,” tha Tebas.

E për presidentin e Real Madrid ai shtoi: “Objektivi i tij është që klubet e mëdha, ato më të pasurat dhe me burimet më të mëdha, të mund të menaxhojnë futbollin në Europë. E që të tjerët të jenë vetëm vasalë, të cilët duhet të jenë të kënaqur me çdo gjë që u jepet. Dallimet thelbësore që kam me Florentinon janë dy modele krejtësisht të kundërta të futbollit profesionist, si në nivel kombëtar ashtu edhe në Europë. Nuk ka asnjë kompromis mes tyre, janë bardh e zi dhe nuk ka zonë gri”.

VEPRIME LIGJORE KUNDËR FIFA-S

Duke folur për Botërorin e Klubeve Tebas thotë se është gati për veprime ligjore. Pikërisht ato ai i përcakton si “prioritetin” e tij, kundër FIFA-s. “Shikoni vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë. I referohej Super League, por është plotësisht i zbatueshëm për vendimet e marra nga FIFA ku procesi nuk është i saktë. Raste kur ajo që miraton është e dëmshme për ekosistemin e futbollit. Kjo është gjithçka që mundem. Të paktën do të përpiqem. E jo vetëm ne, gjithsesi”, shpjegoi ai.

Lexo më tej: Javier Tebas tall projektin e ri: “Mrekullitë i bën Jezùsi, jo Reichart. Super League as për 100 vjet”

LA LIGA DHE DENONCIMI I PARAQITUR

Në këtë pikë Tebas nuk ka ndërmend të tërhiqet, siç e dëshmojnë jo vetëm fjalët e tij, por mbi të gjitha veprimet konkrete të La Liga. Ai që në dhjetor kishte paralajmëruar se do të “studonte veprimet ligjore për të parandaluar që Botërori për Klube të zhvillohet në formatin e shpallur”. E rreth një javë më parë, sipas asaj që raportoi As, ai e kishte bërë tashmë denoncimin në CAS. Gazeta sportive shkroi për një “konflikt që lindi në mes të dhjetorit, kur Infantino njoftoi se do të revolucionarizonte Kupën e Botës nga viti 2025, për të sjellë ekipet pjesëmarrëse në 32. Për më tepër, ai propozoi përfshirjen e më shumë ndeshjeve në Kupën e Botës 2026. Dy skenarë që nuk u pëlqyen kampionateve kombëtare, veçanërisht atij spanjoll, sepse do të thotë të ngarkosh kalendarin me edhe më shumë ndeshje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *