• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Veliaj emëron nënkryetare bashkia dy gra të akuzuara në SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit



Belind Këlliçi, ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj, se po tallet dhe po poshtëron SPAK-un. Në një deklaratë për mediat Këlliçi tha se në një kohë kur të gjithë po presin drejtësi për aferën më të madhe, atë të Inceneratorëve, Veliaj dy prej të kallëzuarave në Prokurori i ka emëruar si zv/kryetare në Bashkinë e Tiranës.

Frida Pashako dhe Jonida Halili, të dyja janë akuzuar nga opozita si përfaqësuese të korrupsionit bashkiak, kryebashkiaku Veliaj i ka emëruar ato në pozicionet e rëndësishme. Këlliçi thotë se Frida Pashako është kallëzuar nga opozita për rastin e tjetërsimit dhe falsifikimit të të dhënave për pronat e përfituara në kundërshtim me ligjin, nga kompania Arlis Ndërtim, për kompleksin “Square 21”, të ndërtuarin mbi truallin e ish-Policisë Bashkiake.

Ndërsa Jonida Halili sipas Këlliçit, figuron si pika kyçe e Bashkisë Tiranë, në përllogaritje e të ardhurave që duhet të përfitonte koncesionin korruptiv i Inceneratorit të Tiranës.

“Te dyja keto shtetase, perfaqesuese te korrupsionit bashkiak, jane subjekte te SPAK per shkak te kallezimeve tona ne dy raste te veçuara. Frida Pashako eshte kallezuar nga opozita per rastin e tjetersimit dhe fallsifikimit te te dhenave per pronat e perfituara ne kundershtim me ligjin, nga kompania Arlis Ndertim, per kompleksin Square 21, te ndertuar mbi truallin e ish Policise Bashkiake.

Nje marreveshje kryekeput korruptive e Bashkise Tirane me kete subjekt, ku negociatat dhe miratimi ka ardhur nga vete znj. Pashako, atehere ne cilesine e Drejtorit te Pergjithshem te Planifikimit Urban dhe Zhvillimit te Territorit e cila shperbleu ne nje akt te papreçedente, ndertuesin e 7 kateve pa leje ne zemer te Tiranes, perballe zyres se Erion Veliajt, famozin Armand Lilo. Per kete kallezim SPAK ende e ka gojen e mbyllur.

Shtetasja Jonida Halili, e cituar me kete titull nga vete Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, ne relacionin drejtuar Kuvendit te Shqiperise per heqjen e imunitetit te ish zv. KM Arben Ahmetaj, figuron si pika kyçe e Bashkise Tirane, ne perllogaritjen e te ardhurave qe duhet te perfitonte koncensioni korruptiv i Inceneratorit fantazme te Tiranes”, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Erion Veliaj tall SPAK-un. Dy titullaret e Bashkisë Tiranë të kallezuara në prokurori, promovohen në rolin e zv. Kryetareve të Veliajt.

Te nderuar qytetare,

Kur te gjithe ju prisni qe organet e drejtesise te re, me ne fund te bejne punen e tyre dhe reagojne per vjedhjen e shekullit permes Inceneratorit fantazme te Tiranes, Erion Veliaj, me nje akt talljeje dhe poshterimi ndaj SPAK, ka emeruar dy zv. kryetaret e reja te institucionit me te korruptuar ne Europe, Bashkise Tirane, perkatesisht, znj. Frida Pashako dhe znj. Jonida Halili.

Te dyja keto shtetase, perfaqesuese te korrupsionit bashkiak, jane subjekte te SPAK per shkak te kallezimeve tona ne dy raste te veçuara. Frida Pashako eshte kallezuar nga opozita per rastin e tjetersimit dhe fallsifikimit te te dhenave per pronat e perfituara ne kundershtim me ligjin, nga kompania Arlis Ndertim, per kompleksin Square 21, te ndertuar mbi truallin e ish Policise Bashkiake.

Nje marreveshje kryekeput korruptive e Bashkise Tirane me kete subjekt, ku negociatat dhe miratimi ka ardhur nga vete znj. Pashako, atehere ne cilesine e Drejtorit te Pergjithshem te Planifikimit Urban dhe Zhvillimit te Territorit e cila shperbleu ne nje akt te papreçedente, ndertuesin e 7 kateve pa leje ne zemer te Tiranes, perballe zyres se Erion Veliajt, famozin Armand Lilo. Per kete kallezim SPAK ende e ka gojen e mbyllur.

Shtetasja Jonida Halili, e cituar me kete titull nga vete Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, ne relacionin drejtuar Kuvendit te Shqiperise per heqjen e imunitetit te ish zv. KM Arben Ahmetaj, figuron si pika kyçe e Bashkise Tirane, ne perllogaritjen e te ardhurave qe duhet te perfitonte koncensioni korruptiv i Inceneratorit fantazme te Tiranes. Ne muajin maj te vitit 2018, Jonida Halili i dergon nje e-mail Taulant Tushes, drejtorit te bere tashme kurban nga Erion Veliaj.

Ne kete e-mail jane perllogaritjet e parave te koncensionarit dhe ky e-mail perfundon nga Taulant Tusha, tek vete Klodian Zoto. Fakt ky i cituar nga Altin Dumani, por i fshehur nga prokurori Dritan Prenci ne dosjen hetimore te Tiranes.

Kjo shtetase jo vetem qe nuk meret ne pyetje apo nen hetim nga SPAK, por ne nje akt karshilleku dhe talljeje ndaj organit te akuzes, emerohet tashme si numri 2 i Bashkise Tirane.

Me kete standard poshterimi ndaj SPAK, Erion Veliaj fakton se personat e vetem qe mund te preken nga drejtesia ne kete vend, jane ata per te cilet partia shtet te jep leje. Fakti qe keto dy zonja promovohen dhe nuk hetoen, flet shume per standardin e organeve te reja te drejtesise.

Keto fakte, te permendura sot ne kete deklarate, i jane nisur zyrtarisht Drejtuesit te SPAK, Altin Dumani dhe serish gjej rastin te garantoj qytetaret e Tiranes, se atje ku nuk guxon te shohe SPAK, shohim ne. Partia Demokratike do vijoje te vere ne dijeni zyrtarisht kete strukture per çdo fakt penal dhe me pas barra e proves bie mbi vete organin e akuzes.

Deri me sot, nga ajo qe kemi pare, rezulton se SPAK thjesht eshte shnderruar ne trupen mbrojtese te nje strukture kriminale qeverisese, te drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *