• |
ide | kryesore

Laporta i tërbuar me Real Madrid-Almeria: “Liga e trukuar, bëra denoncim në Federatë”

F1, Sport
Laporta



Joan Laporta hidhet në sulm pas asaj që ndodhi në Real Madrid-Almeria. “Federata Spanjolle është përgjegjëse për Komitetin Teknik të arbitrave dhe më ka thënë tashmë se dëshiron të marrë masa – tha presidenti i Barcelonës për Mundo Deportivo –. Po shohim situata që na shqetësojnë shumë, nuk mund të ndryshohet në në këtë mënyrë kompeticioni me vendime të tilla si ato në Bernabeu”. “E kemi analizuar çështjen dhe kundërshtarët tanë tashmë kanë përfituar disa pikë për episode të diskutueshme arbitrimi – shtoi numri një blaugrana -. Episode që ishin shumë evidente të dielën e kaluar, prandaj ne paraqitëm një ankesë formale në Federatë. Pamë lojtarët tanë shumë të shqetësuar pas ndeshjes në Bernabeu”.

FRIKË NGA ARBITRAT

“Kam respekt absolut për ekipin e arbitrave. E thashë dhe e konfirmoj pa dyshim – vazhdoi Laporta -. Por jemi dëshmitarë të disa situatave që na shqetësojnë shumë dhe nëse vazhdon kështu, do ta kemi shumë të vështirë t’i arrijmë objektivat tona”. “Xavi e ka thënë tashmë. Lojtarët në skuadër po bëjnë një punë të shkëlqyer, duke kapërcyer një sërë pengesash – shtoi ai -. Ne po punojmë mirë. Jam i sigurt që frytet do të shihen në fushë, për sa i përket lojës dhe gjithashtu për sa i përket rezultateve. Por padyshim që konkurrenca nuk mund të shtrembërohet më tej me vendime si ato të marra të dielën e kaluar në Bernabéu”.

Lexo më tejVideo/ “Real na vodhi ndeshjen”. Akuza të rënda nga Almeria, Ancelotti i beson arbitrit: “I pa në VAR”

“Si klub, duhet të veprojmë për këtë çështje – ka vazhduar numri një i Barçës -. Unë jam një president që nuk fshihem nga situatat dhe mendoj se duhet të ngre zërin në këtë rast sepse shoh një padrejtësi. E kur e shohim këtë padrejtësi, ne e denoncojmë dhe duam që ata që kanë përgjegjësinë për të zgjidhur këtë problem të veprojnë dhe të marrin vendime për zgjidhjen e çështjes”, përfundoi Laporta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *