• |
ide | kryesore

Video/ “Real na vodhi ndeshjen”. Akuza të rënda nga Almeria, Ancelotti i beson arbitrit: “I pa në VAR”

Sport, Video
Almeria



“Ne nuk do të publikojmë asnjë raport të ndeshjes – gjithçka është shumë e qartë”. Kështu protestoi Almeria në rrjetet sociale pas bilbilit të fundit të ndeshjes që humbi me Real Madrid 3-2 në minutën e 99′. Andaluzianët, të fundit në renditjen e kampionatit spanjoll, janë tërbuar me arbitrin (dhe VAR-in) Francisco José Hernández.

Arbitri ka favorizuar Los Blancos në tre raste. Në detaje: penalltia e dhënë për prekjen me dorë të Edgar, ndoshta vetë viktimë i një faulli, 3-1 i Arribas i anuluar ndaj Almeria dhe pastaj 2-2 i Vinicius, me golin e akorduar nga arbitri pasi u thirr nga VAR për rishikimin në terren. Braziliani duket se e godet topin më shumë me krah sesa me shpatull. Polemika ishte e furishme, e acaruar me shtesën maksimale 11-minutëshe ku përfitoi Carvajal të shënonte golin e fitores.

Lexo më tejVinicius gol me krah, Almerias i anuloi golin. Plasin akuzat ndaj Real, ndërhyn Xavi: “Diçka nuk shkon”

Pubill, mbrojtësi i krahut që luan për Almeria, nuk u kufizua para kamerave: “Dikush vendosi që ne nuk mund të fitonim këtu dhe kështu ndodhi”. Akoma edhe më rëndë ka shkuar me fjalët shoku i tij i skuadrës Melero: “Ndjesia është se na e vodhën ndeshjen – gjëmoi lojtari i Almerias -. Kjo që ndodhi i kalon të gjitha kufijtë, më dhemb. Na kërcënuan dhe ndoshta mendojnë se kanë bërë gjënë e duhur”. Fjalë të ashpra, padyshim që nuk gjejnë të njëjtin mendim nga Ancelotti, i cili u përpoq të mbyllte çështjen: “Të tre gjërat e kontestuara u shqyrtuan nga VAR. Arbitri bëri zgjedhjen e duhur në rastet në fjalë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *