• |
ide | kryesore

Vinicius gol me krah, Almerias i anuloi golin. Plasin akuzat ndaj Real, ndërhyn Xavi: “Diçka nuk shkon”

F1, Sport, Video
Vinicius



Real Madrid mposhti të fundit në renditje Almerian në Bernabeu, duke rikuperuar nga 0-2 në 3-2 mes protestave të pafundme nga skuadra kundërshtare. Shkak ishin disa episode më shumë se të dyshimta, të gjitha në favor të Blancos, mes të cilëve edhe goli me krah i Vinicius (i konsideruar shpatull). Mes polemikave që kanë mbërthyer Spanjën ndërhyn edhe Xavi. Trajneri i Barcelonës ka denoncuar episodet në favor të merengues pas ndeshjes ndaj Betis.

REAL FITOI MES POLEMIKAVE ME ALMERIAN

Almeria, në fund të renditjes së La Liga, ishte gati të bënte një mrekulli në Bernabeu. Në fund të pjesës së parë ata në fakt ishin në avantazh 0-2 kundër Real Madrid. Blancos madje nuk kishin arritur as të godisnin kurrë në portë.

Por në pjesën e dytë ndodhi gjithçka. Së pari arbitri akordoi një penallti për Real Madrid për një prekje me dorë, pavarësisht shtytjes së Joselu ndaj mbrojtësit. Bellingham ngushtoi diferencën në 1-2 nga pika e bardhë. Dy minuta më vonë një gol i Almerias u anulua për shkak të një ndërhyrjeje në mesfushë. Kaluan edhe 4 minuta të tjera dhe Vinicius shënon barazimin 2-2 me një prekje që dukej shumë më tepër me krah sesa me sup. Në minutën e 99′ Carvajal shënon rezultatin vendimtar 3-2.

Në fund të ndeshjes, trajneri dhe kapiteni i Almerias denoncuan atë që ndodhi në pjesën e dytë: “Dikush vendosi që ne nuk mund të fitonim këtu”.

XAVI DENONCON NGJARJET NË MADRID

Xavi shprehu mendimin e tij edhe për episodet e dyshimta të Real Madrid-Almeria. Tekniku foli në fund të ndeshjes së Barcelonës së tij kundër Betis, që u mbyll 2-4 për blaugranat.

Trajneri katalanas tha: “Logjikisht pashë gjithçka, por këto janë gjëra që ne nuk i kontrollojmë. Janë gjithashtu gjëra që i ka parë e gjithë bota. E thashë që kundër Getafes se kishte diçka që nuk ishte në rregull… Jam dakord me atë që u tha nga Garitano (trajneri i Almerias, red.)”.

Shumica e tifozëve të futbollit thanë se ishin të tronditur nga ajo që ndodhi në Bernabeu, veçanërisht në epokën VAR, ku një gol si ai i Vinicius nuk mund të konfirmohet pas rishikimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *