• |
ide | kryesore

Plagosja në Durrës, policia jep detaje për ngjarjen

Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Një ngjarje e rëndë raportohet pak minuta më parë në qytetin e Durrësit. Mësohet se ka pasur të shtëna armësh në lagjen 4 të këtij qyteti. Nga të shtënat është plagosur një person i cili është dërguar në spital në gjendje kritike.

Në një njoftim zyrtar policia sqaroi se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi Gentian Kuqi, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Mikel Spirollari, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

“Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *