• |
ide | kryesore

Me armë dhe pajisje policie në makinë, arrestohet i riu në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Me armë dhe pajisje policie në makinë, arrestohet i riu në Tiranë



Një 30-vjeçar që mbante armë dhe pajisje si ato të policisë, u vu në pranga në Tiranë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në rrugën “Siri Kodra”, të riut me inicialet S.S. iu gjet një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të efektivëve.

Gjatë operacionit të koduar “The night”, u sekuestruan mjetet e jashtëligjshme që u gjetën në mjetin tip “Benz”, ndërkohë që pritet të nisë hetimi për 30-vjeçarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *