• |
ide | kryesore

Acari i tre ditëve të fundit të janarit/ Legjenda italiane e mëllenjës së zezë

Arkiva, Lapsi Leaks
mëllenjës



Tre ditët e fundit të janarit, sipas një tradite popullore italiane që lidhet me klimën dhe kushtet e motit, quhen “ditët e mëllenjës së zezë”. Legjenda thotë se 29, 30 dhe 31 janari janë pjesa më e ftohtë dhe më e ashpër e dimrit.

Por pse u zgjodh ky emër? TG Com thotë se origjina vjen nga disa legjenda, shumica e të cilave kanë një pikënisje të përbashkët (mëllenjat e zeza dhe ato të bardha), por ndryshojnë në detaje. Versioni më i përhapur është i lidhur me një perspektivë evolucionare që tregon për një epokë në të cilën të gjithë mëllenjat ishin të bardha.

Në një nga ditët e fundit të janarit njëri prej këtyre zogjve u strehua në një oxhak për t’u ngrohur, por për shkak të blozës u ngjyros në të zezë. Sipas besimit popullor italian, “ditët e mëllenjës së zezë” kanë aftësinë të parashikojnë kohëzgjatjen e dimrit bazuar në temperaturat e regjistruara në 3 ditët e fundit të janarit.

Nëse moti është i butë gjatë kësaj periudhe, përfundimi i stinës së ftohtë besohet se do të vonohet, ndërsa nëse temperaturat e 3 ditëve të fundit të janarit janë të ulëta, pranvera është duke ardhur. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *