• |
ide | kryesore

Eto’o nën hetim në Kamerun: akuzohet për trukim ndeshjesh, kërcënime fizike e nxitje dhune

Sport
Eto'o



Trukimi i ndeshjeve, shpërdorimi i pushtetit, kërcënimet fizike, nxitja e dhunës dhe përhapja e informacionit të rremë në Kamerun. Këto janë disa nga akuzat e ngritura ndaj Samuel Eto’o, ish-kampion i Inter dhe Barcelonës dhe president i federatës së futbollit të Kamerunit prej dy vitesh. Lajmin e ka publikuar The Athletic, një portal i rëndësishëm, i cili ka patur akses në mesazhet, email, letrat dhe regjistrimet audio të WhatsApp-it të dorëzuara nga ish-zëvendëspresidenti i Fecafoot, Henry Njalla Quan Junior, në Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s. Federata Afrikane e Futbollit ka hapur tashmë një hetim.

Lexo më tej: Samuel Eto’o denoncohet nga e bija Annie: “Baba i munguar, jam në vështirësi ekonomike”

Është e rëndësishme të theksohet se dosja e paraqitur nga Henry Njalla Quan Junior mbetet për t’u provuar. Sipas këtij të fundit, ndeshja midis Njalla Quan Sports Academy (NQSA) dhe Kumba City është përcaktuar si e manipuluar me Eto’o që ka dhënë indikacione për arbitrat se si të sillen. Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme si vajtja e një gjysmëfinaleje të divizionit të tretë në Kamerun. Kujtojmë se Eto’o, në qershor 2022, u dënua me 22 muaj burgim me kusht dhe gjobë 1.4 milionë £ (1.7 milionë dollarë) pasi u deklarua fajtor për një mashtrimi fiskal lidhur me të drejtat e tij të imazhit kur luante në Spanjë. Për më tepër, në Kupën e Botës së fundit në Katar, lojtari i lindur në vitin 1981 pati një grindje të ashpër me një gazetar algjerian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *