• |
ide | kryesore

Organizonin lojëra fati dhe vendosnin baste sportive, vihen në pranga 5 persona në Tiranë

Lajme, Të fundit
Arrestohet drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Cërrik



Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona të cilët organizonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme. Në kuadër të operacionit ‘Shady snake’ u arrestuan shtetasit R. J., 25 vjeç, B. M., 36 vjeç, M. F., 38 vjeç, K. B., 30 vjeç, dhe Q. Sh., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Ata kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *