• |
ide | kryesore

Konfirmohet spinoff-i i Suits

Paparazzi, Slider


Fansat së shpejti do të jenë në gjendje të kthehen në botën e Suits! Të enjten, ET konfirmoi se NBC do të publikojë Suits: L.A., një spinoff i serialit jashtëzakonisht të popullarizuar në të cilin luajnë Gabriel Macht, Patrick J. Adams, Meghan Markle, Sarah Rafferty dhe Gina Torres.

Shfaqja, e cila është planifikuar të nisë prodhimin në fund të marsit në Vankuver, ndjek Ted Black, një ish-prokuror federal nga Nju Jorku, i cili ka rikrijuar veten duke përfaqësuar klientët më të fuqishëm në Los Angeles.

Në logline thuhet: “Firma [e Tedit] është në një pikë krize dhe për të mbijetuar ai duhet të përqafojë një rol që e mbajti në përbuzje gjatë gjithë karrierës së tij. Ted është i rrethuar nga një grup personazhesh që testojnë besnikërinë e tyre ndaj Tedit dhe njëri-tjetrit ndërkohë që ata nuk duhet të përziejnë jetën e tyre personale dhe profesionale. E gjithë kjo po ndodh ndërsa ngjarjet e viteve më parë zbardhen ngadalë që e bënë Ted-in të lërë pas gjithçka.”

Krijuesi i Suits, Aaron Korsh, së bashku me David Bartis, Doug Liman dhe Gene Klein, do të jenë producentët ekzekutiv të serialit. Victoria Mahoney do të drejtojë episodin e tij pilot. Kasti i Suits: L.A. ende nuk është zbuluar. Megjithatë, kasti i shfaqjes origjinale u ribashkua së fundmi në Golden Globes 2024.

“Është shumë bukur të shohësh miq të vjetër përsëri,” tha Rafferty për ET përpara ceremonisë, me Macht që pranoi, “Është emocionuese. Do të shoh disa nga miqtë e mi nga shfaqja. Do të shoh disa miq nga disa filma që kam bërë vite më parë”./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *